Qytetërim

Kur ke fat...po s'ke para!

Michael Mejia u befasua kur mësoi se ishte fituesi i shorteut dhe normalisht që ishte tejet i kënaqur që mori Urus-in dhe 90,000 dollarë nga këngëtarja me famë botërore, Shakira.

k.m.
Kur ke fat...po s'ke para!
Makina

SHBA- Skenari i fitimit të një Lamborghini Urus në një konkursi dhe 90,000 dollarëve tingëllon si një ëndërr. Por, ëndrra u shndërrua në… makth për fituesin që mori Urusin që Shakira dhuroi nëntorin e kaluar. Michael Mejia u befasua kur mësoi se ishte fituesi i shorteut dhe normalisht që ishte tejet i kënaqur që mori Urus-in dhe 90,000 dollarë nga këngëtarja me famë botërore, Shakira.

Por përsëri, super SUV i Lamborghini ishte shumë i shtrenjtë për xhepin e tij!

90 mijë dollarë që i dhuroi këngëtarja latine u shpenzuan shpejt për transport, sigurime, karburantin e makinës. Brenda vetëm tre muajve të pronësisë, Michael Mejia vendosi të shesë mjetin sepse kostot rezultuan të papërballueshme. Ai deklaroi se kostoja mujore për sigurinë e mjetit ishte 2000 dollarë, por përveç kësaj çdo ditë i hidhte 70 dollarë karburant. 

Ofertat e para që ai mori nga fansat e tjerë, më të pasur të Shakirës, që ofruan 700-800 mijë dollarë, por miqtë e tij e kërkuan që ta jepte makinën për të paktën 2 milionë. Përveç kësaj, kjo Lamborghini Urus mban gjurmën e një prej artisteve më të famshme në botë. Ajo e bleu super fuoristradën në vitin 2022, menjëherë pas ndarjes me Gerard Pique, dhe së fundmi e përdori në videoklipin e “Soltera”.

Mejia me siguri tashmë e ka shitur Urusin e purpurt, por asnjë nuk e di sa para ka marrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB