Qytetërim

Klea Prenga 'minon' pendesën e motrave Berisha: Nuk ishit duke darkuar! Edhe në Itali keni tentuar një vrasje...nuk do shpëtoni dot

Sipas Klea Prengës, motrat Berisha kanë tentuar që të vrasin në Itali një person, por nuk e ka zbuluar emrin e këtij të fundit.

k.m.
Klea Prenga 'minon' pendesën e motrave Berisha: Nuk ishit duke
Antonela dhe Mariela Berisha, Klea Prenga

TIRANË- Klea Prenga ka reaguar sërish pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për zbutjen e masës së sigurisë për motrat Mariela dhe Antonela Berisha. Sërish në rrjetin e saj social, Prenga shkruan se nuk është e vërtetë që dy motrat po darkonin në të njëjtin restorant  me të, madje dhe ka nxjerrë pamjet e kamerave të sigurisë ku ato zbresin nga makina dhe futen në sallë. Po ashtu hedh dyshime edhe mbi pretendimet e Mariela Berishës që nuk ka precedentë të mëparshëm kriminalë. Madje bën edhe një akuzë të fortë. Sipas Klea Prengës, motrat Berisha kanë tentuar që të vrasin në Itali një person, por nuk e ka zbuluar emrin e këtij të fundit.

Në fund, thekson edhe njëherë se nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për drejtësi. 

"Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot. A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan. Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre. Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar,"-shkruan Klea Prenga.

VIDEOJA E NXJERRË NGA KLEA PRENGA

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin Mir Pepa. Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën. Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë. Ndërkohë, Policia i kishte shpallur në kërkim motrat Berisha dhe për muaj të tërë nuk dihej vendndodhja e tyre, por kishte raportime se ndodheshin në Dubai./ZËRI

Poll

MOS HUMB