
TIRANË- Këngëtari Bardhi në këngën e tij të fundit “Qikës Te”, që ia dedikoi vajzës së tij, foli për problemet e tij ekonomike që po kalon. Teksti i tij mori reagime të shumta nga fansat ku shumë e mbështeten, por po ashtu shumë i dolën kundër. Nisur nga komentete e shumta, Bardhi përmes një postimi në “Instagram” tha se është ndjerë “i detyruar” të sqarojë publikun për tekstin e tij.
“Duke parë shqetesimin tuaj te vazhdueshem per situaten time financiare dhe dashamiresine tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situaten e pershkruar ne kangen e vajzes. Nese kjo kange do ishte perdorur si viktimizim do e kisha lansuar ne muajin Prill ose Maj kur veshtiresite ishin aktuale, por un mendoj qe arti i mire gjithmone duhet me hap debate dhe me kriju pyetje. Jam mëse krenar per rreshtat qe i kom shkru ne kete kange per vajzen time sepse mendoj qe cdo femije menyren me te mire per te mesuar dicka e ka nepermjet eksperiencave te prinderve. Ju dua shume, Elhamdulilah prej Zotit jemi shume mire e Zoti ju rujt t gjithve”, shkruan Bardhi.
Bardhi ndau detaje nga jeta e tij personale në këngën më të fundit dedikuar të bijës që po vjen në jetë. Në rreshtat e këngës "Qikës Tem", Bardhi zbulon më shumë detaje lidhur me problemet ekonomike që po kalon pas prishjes së kontratës me menaxherin e tij, Jetmir Agaj. Edhe pse në asnjë moment nuk e përmend me emër, Bardhi shkruan në teksin e këngës se nuk ka para as të paguajë qeranë, madje shton se ka marrë edhe borxh sepse miqtë e tij të dikurshëm i janë kthyer kundër. Në të gjithë tekstin e këngës, Bardhi flet për gjendjen e vëshirë që po kalon, duke përmendur edhe partneren e tij, moderatoren Sara Gjordeni.
Në lidhje me këtë situatë, po ashtu Gjordeni foli në “Goca dhe Gra” për vështirësitë financiare që ka përjetuar gjatë shtatzënisë, të cilat janë përmendur në tekstin e këngës. Gjatë intervistës, Sara u pyet edhe për ish-menaxherin e Bardhit, me të cilin këngëtari kishte një miqësi të ngushtë, por marrëdhënia e tyre është krisur kohët e fundit. Shumë prej spekulimeve fajësojnë Sarën për prishjen e kësaj miqësie, por ajo e hodhi poshtë këtë ide. Gjordeni tha se problemet mes tyre janë profesionale dhe jo për shkak të saj. /ZËRI