Qytetërim

“Të duam vëllai ynë”, yjet e "One Direction" bëhen bashkë pas vdekjes së Liam Payne: Jemi të shkatërruar!

Përmes një postimi në Instagram ata shkruan se janë të shkatërruar nga vdekja e tij dhe se humbën një vëlla.

I.F
“Të duam vëllai ynë”, yjet e "One
One Direction

LONDËR- Ish-anëtarët e grupit të “One Direction” publikuan nëj deklaratë dedikuar shokut të tyre Liam Payne, i cili humbi jetën pasi ra nga ballkoni i hotelit të tij. Përmes një postimi në Instagram ata shkruan se janë të shkatërruar nga vdekja e tij dhe se humbën një vëlla.

Në letrën e postuar në faqen zyrtare të Instagramit të Onë Direction, Zayn Malik, Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan thanë se atyre iu duket kohë të marrin veten nga kjo tragjedi dhe kërkuan mirëkuptimin e fansave.

“Jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi i vdekjes së Liam. Në të ardhmen, kur të gjithë të jemi në gjendje, do të kemi më shumë për të thënë. Por për momentin, duam kohë për të përpunuar humbjen e vëllait tonë, të cilin e donim shumë. Kujtimet që ndamë me Liam do të jenë gjithmonë të çmuara. Për tani, mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe fansat që e donin atë ashtu si ne. Do të na mungojë shumë. Të duam, Liam!- Louis, Zayn, Niall dhe Harry,”- shkruhet në deklaratën e tyre.

“Të duam vëllai ynë”, yjet e "One

Këngëtari i famshëm ndërroi jetë në moshë 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i hotelit të tij në Buenos Aires në Argjentinë. Payne ka lënë pas djalin e tij Bear, të cilin e kishte me ish-anëtaren e grupit Girls Aloud, Cheryl Cole. Cole është një ish-gjyqtare e X Factor e cila ishte e pranishme në të dy audicionet e Payne në X Factor. Çifti konfirmoi se ata ishin ndarë në vitin 2018, por kishin marrëdhënie të mira për djalin e tyre. Vdekja e tij tronditi industrinë muzikore, ku shumë fansa kudo në botë janë duke vajtuar për humbjen e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB