Qytetërim

Nick Jonas largohet me vrap nga skena, i drejtohet një laser në kokë

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Jonas shihet duke vrapuar drejt një skene dytësore, ndërsa bën gjestin për ndalim me duar, duke sinjalizuar ndërprerjen e koncertit.

M.M
Nick Jonas largohet me vrap nga skena, i drejtohet një laser në
Nick Jonas

PRAGË- Këngëtari i njohur Nick Jonas, pjesë e grupit “Jonas Brothers”, u përball me një incident të pazakontë gjatë një koncerti. Gjatë performancës, dikush nga audienca drejtoi një laser në drejtim të tij, duke e detyruar këngëtarin 32-vjeçar të largohej nga skena në mënyrë të papritur.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Jonas shihet duke vrapuar drejt një skene dytësore, ndërsa bën gjestin për ndalim me duar, duke sinjalizuar ndërprerjen e koncertit. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i arenës, “performanca e ‘Jonas Brothers’ duhej të ndërpritet për disa minuta për shkak të përdorimit të një treguesi laser të ndaluar nga një person”.

@conexaobeat Eita!!! Durante show dos Jonas Brothers, em Praga, na República Tcheca, Nick Jonas notou um laser ser apontado para sua cabeça. Ele saiu correndo imediatamente do palco, fazendo um gesto de “tempo” para interromper a perfomance. Após alguns minutos, o cantor voltou e de sequência a apresentação. #jonasbrothers #nickjonas ♬ som original - Conexão Beat

Organizatorët reaguan menjëherë dhe pas disa minutash, grupi u kthye në skenë për të vazhduar performancën e tyre. Nick Jonas, së bashku me Joe dhe Kevin, janë aktualisht në fazën përfundimtare të datave të riplanifikuara të turneut të tyre botëror në Evropë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB