
BRITANI E MADHE- Duket se fansat e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të kenë një surprizë të madhe. Si gjithmonë, Rita nuk heziton të flasë për rrënjët e saj shqiptare dhe kjo lidhje e fortë mund të jetë pikërisht çelësi i surprizës që ajo po përgatit.
Kënga e saj e njohur “Anywhere” është interpretuar së fundmi në shqip nga një këngëtare, e cila ka përkthyer këngën për të parë se si tingëllon në gjuhën shqipe. Videoja e performancës ka tërhequr vëmendjen e Ritës, e cila e ka postuar në rrjetet e saj sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
“Ide e mirë. Qëndroni në pritje,” shkroi Rita, duke lënë të kuptohet se një version në shqip i këngës ose një këngë në gjuhën shqipe mund të jetë në horizont. Fansat e saj tashmë janë në pritje të këtij momenti emocionues.
