
BUENOS AIRES- Këngëtari me famë botërore, ish-anëtari i grupit One Direction, Liam Payne ka ndërruar jetë në moshën 31 vjeçare, pasi ra nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në Buenos Aires në Argjentinë.
Vetëm disa orë para vdekjes së tij, Payne postoi në platformën “Snapchat”, ku komentoi aktivitetet e tij të ditës dhe tregoi për planet që ai kishte. Ai komentoi kalërimin, polon dhe madje foli dhe për koncertin e shokut të tij dhe ish-anëtarit të bandës “One Direction’, Niall Horan. Ai postoi një foto me Horan, ku shumë fansa u shprehën të lumtur që dy shokët, dikur në të njëjtën bandë, po kalonin një kohë të mirë së bashku, por po ashtu ai u përball me shumë bullizime në internet për shkak të kësaj fotografie.
Ai ndodhej në Buenos Aires së bashku me të dashurën e tij Kate Cassidy, ku dhe postoi së bashku me të duke kërcyer në koncertin e Niall Horan, por kjo video nuk u prit mirë nga shumë fansa që filluan të shkruanin komente negative për të.
Payne, vetëm disa orë para vdekjes së tij, postoi një video ku tha se është një ditë e bukur në Argjentinë.
“Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”, thotë ai.
Por disa orë pas këtij postimi, u raportua se Liam Payne ra nga ballkoni i dhomës së tij në katin e 3-të të hotelit dhe ndërroi jetë nga dëmtimet e marra.
Shumë fansa u mblodhën jashtë hotelir me qirinj në duar dhe lanë lule në vendin ku këngëtari ndërroi jetë. /ZËRI