
ZVICËR- Për herë të parë Xhaka ka folur për ndeshjen ku Zvicra humbi ndaj Serbisë. Ai komentoi dhe paraqitjen e dobët të tij në këtë ndeshje e cila luhej për Ligën e Kombeve.
Xhaka rrëfeu se nuk e ‘përtypi’ dot lehtë humbjen 2 me 0 ndaj Kombëtares Serbe, madje tregoi se atë natë nuk kishte 'vënë gjumë në sy'.
“Ishte një lojë shumë emocionale, në çdo rast unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është një humbje… Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo”, shtoi Xhaka.
Edhe pse Zvicra arriti të sigurojë një pikë në Kopenhagen, shanset për të vazhduar garën në Ligën e Kombeve mbeten minimale. Serbia ka grumbulluar katër pikë, Danimarka shtatë, ndërsa Spanja kryeson me dhjetë pikë. Pavarësisht kësaj, Zvicra përfiton nga renditja e saj e lartë në FIFA dhe do të jetë në vazon e parë për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës, duke ruajtur kështu shpresat për të qënë pjesë e Botërorit./ ZËRI