Qytetërim

Hoqi tumorin nga fytyra, Khloe Kardashian mbulon "gropëzën" gjigante në faqe (FOTO)

Operacioni i la asaj një të "gropëz" në faqe, fotot e të cilave i ndau në rrjetet e saj sociale me ndjekësit.

M.M
Hoqi tumorin nga fytyra, Khloe Kardashian mbulon "gropëzën"
Khloé Kardashian

SHBA- Khloe Kardashian ka ndarë me ndjekësit e saj më shumë informacione për rikuperimin pas heqjes së një mase tumoriale nga lëkura. Ajo ka zbuluar se ka injektuar një substancë në fytyrë për të mbushur "gropëzën" në faqe që i mbeti pas operacionit.

Kardashian iu nënshtrua një operacioni në vitin 2022 pasi ajo u përball me kancerin e lëkurës. Operacioni i la asaj një të "gropëz" në faqe, fotot e të cilave i ndau në rrjetet e saj sociale me ndjekësit.

Hoqi tumorin nga fytyra, Khloe Kardashian mbulon "gropëzën"
Khloe Kardashian

Sipas mediave vendase, Kardashian publikoi foto të fytyrës së saj që nxirrnin në pah ‘gropën’ përpara se të injektonte substancat, si dhe foto se si dukej fytyra e saj më pas.

Ajo shtoi se priti nëntë muaj pas operacionit të mbushur “gropën” , duke thënë se priti miratimin e mjekut të saj përpara se ta bënte këtë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB