Qytetërim

Thomas Tuchel merr 'timonin' e Kombëtares angleze!

Trajneri gjerman, 51 vjeç, premtoi se do të bëj gjithçka që mundet për ta bërë Anglinë të suksesshme dhe përkrahësit e saj krenarë.

M.M
Thomas Tuchel merr 'timonin' e Kombëtares angleze!
Thomas Tuchel

ANGLI- Thomas Tuchel tashmë është trajnjeri i ri i Kombëtres Angleze. Ai e ka quajtur një “nder” dhe “privilegj të madh” të bëhet trajner i Anglisë menjëherë pasi u konfirmua emërimin e tij.

Në një deklaratë ai tha: Jam shumë krenar që më është dhënë nderi të drejtoj ekipin e Anglisë. Kam ndjerë prej kohësh një lidhje personale me sportin në këtë vend dhe më ka dhënë disa momente të pabesueshme. Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është një privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të talentuar është shumë emocionuese.

Sipas mediave vendase, trajneri gjerman, 51 vjeç, premtoi se do të bënte gjithçka që mundet për ta bërë Anglinë të suksesshme dhe përkrahësit e saj krenarë.

Tuchel filloi karrierën e tij si trajner në 2000, i punësuar nga Ralf Rangnick si trajner i ekipit të të rinjve në VfB Stuttgart, ku ai ndihmoi në stërvitjen e lojtarëve. Tuchel stërviti ekipin U-19 të klubit për titullin e Bundesligës në sezonin 2004–05. Në vitin 2005, Tuchel u kthye në Augsburg, me drejtorin sportiv të klubit Andreas Rettig që vuri në dukje admirimin e klubit për disiplinën taktike të Tuchel dh që çoi në emërimin e tij si koordinator i ekipit të të rinjve./ZËRI

Poll

MOS HUMB