Qytetërim

Vdekja e Liam Payne, ish-truproja shqiptar: Ishte viktimë e industrisë së muzikës! E doja si djalin tim

Ai tha se ka punuar për 14 vite si truproja i tij dhe për të Payne ishte si djali i tij dhe është ende në shok nga kjo tragjedi.

I.F
Vdekja e Liam Payne, ish-truproja shqiptar: Ishte viktimë e industrisë
Joni Proni dhe Liam Payne

LONDËR- Lajmi tragjik se këngëtari Liam Payne ndërroi jetë ka prekur fansat kudo në botë dhe industrinë e muzikës. Ish-truproja personal i Payne, shqiptari Joni Proni tha se lajmi i ndarjers nga jeta të yllit të bandës One Direction e ka tronditur atë. Ai tha se ka punuar për 14 vite si truproja i tij dhe për të Payne ishte si djali i tij dhe është ende në shok nga kjo tragjedi.

“U trondita shumë, megjithëse lajme të mira nuk prisja nga Liami. Kohët e fundit kam qenë i tronditur dhe i mërzitur me të. Unë kam 14 vite me të, pija shkatërron gurin dhe di që Liami nuk ka qenë shumë mirë kohët e fundit. Nuk i vë shumë faj Liamit, por njerëzve rreth tij, pasi të gjithë të thonë PO për çdo gjë edhe kur thua “dua të vdes”. Kur kam qenë me të unë e kam kritikuar dhe ia kam ndaluar alkoolin, dhe ia kam hequr nga dora. E doja si të ishte im bir, ka qenë një djalë i mrekullueshëm”, u shpreh Proni.

Proni fajësoi industrinë e muzikës për gjendjen e rënduar emocionale që ishte Payne në momentet e tij të fundit. Ai e quajti Liam Payne një viktimë të industrisë. Mes lotëve ai tha se nëse do të ishte me të, ai do të ishte ende gjallë, pasi nuk do e lejonte të konsumonte asnjë substancë narkotike.

“Industria e muzikës ka njerëzit më të degjeneruar që ka bota. Çdo gjë negative që e shikon në botë e bën industria e muzikës. Mënyra se si trajtohesh, servilosja, mënyra që bëjnë çdo gjë të ndryrë për t’i bërë qejfin artistit. Për mua Liami ishte viktimë e industrisë së muzikës. Por të isha me të ai do ishte gjallë sot”, tha i përlotur ish turpëroja e tij për “Jetë Shqiptare”.

Teksa rrëfen takimin e fundit me Liamin, Proni e konsideroi këngëtarin si një djalë të mrekullueshëm, të dashur dhe tepër të thjeshtë.

“Për herë të fundit kam folur në fillim të korrikut dhe e për herë të fundit e kam takuar vitin e kaluar në dhjetor. Liami shumë gjëra i fshinte dhe nuk i shfaqte problemet, por unë e kam kuptuar shumë mirë atë pasi e njoha që 16 vjeç. Ai ishte njeriu më i dashur që kam njohur dhe një njeri që të ftonte në shtëpi dhe të trajtonte në mënyrë të mrekullueshme. Ka qenë shumë i dashur me nënë dhe motrën, shumë i thjeshtë dhe ai më zgjodhi mua në fillim të 2011, se unë fillova i pari me të, por më pas u bëmë edhe më shumë truproja”, tha ai.

Ylli i bandës 1D ndërroi jetë tragjikisht në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i hotelit në Buenos Aires, ku ai po qëndronte me pushime. Payne ishte në i dehur dhe kishe konsumuar substanca narkotike në momentet e tij të fundit dhe nën efektin e drogës, ai ra nga ballkoni. Këngëtari i famshëm humbi jetën menjëherë për shkak të dëmtimeve të mëdha në trup. /ZËRI

Poll

MOS HUMB