Qytetërim

Policia konfirmon se Liam Payne kreu vetëvrasje, ish-anëtarët e One Direction të shkatërruar (REAGIMET)

Ata u shprehën se humbën një vëlla që ka qenë aty për ta dhe u rritën së bashku, si profesionalisht po ashtu si dhe në jetën e tyre personale

I.F
Policia konfirmon se Liam Payne kreu vetëvrasje, ish-anëtarët e
One Direction

LONDËR- Vdekja e Liam Payne tronditi fansat kudo në botë dhe industrinë muzikore. Shokët e tij të grupit të “One Direction”, Louis Tomlinson, Harry Styles, Zayn Malik dhe Niall Horan postuan në rrjetet e tyre sociale mesazhe prekëse për ndarjen e tij nga jeta.

Ata u shprehën se humbën një vëlla që ka qenë aty për ta dhe u rritën së bashku, si profesionalisht po ashtu si dhe në jetën e tyre personale. Edhe pse ata vendosën të vazhdojnë karrierën e tyre vetëm dhe pezulluan aktivitetet në grup, ata ruajtën kontaktet me njëri-tjetrin, por shpesh janë konfliktuar publikisht, duke lënë në ankth fansat që mezi prisnin ribashkimin e tyre…

Louis Tomlinson ndau një foto ku ata kanë dalë së bashku, ku dhe ka prekur me mesazhin që ka lënë për Payne.

“Jam shumë i shkatërruar që po shkruaj këtë, por dje humba një vëlla. Liam ishte dikush që e shikoja çdo ditë, një shpirt kaq pozitiv, i qeshur dhe i sjellshëm. E takova për herë të parë Liamin kur ai ishte 16 vjeç dhe unë 18 vjeç, u mahnita menjëherë nga zëri i tij, por më e rëndësishmja me kalimin e kohës pata mundësinë të gjeja një vëlla të sjellshëm për të cilin kisha nevojë gjithë jetën time. Liami ishte një tekstë shkrues i zoti me një sens të shkëlqyeshëm melodie, shpesh flisnim për t'u kthyer në studio së bashku për të provuar të rikrijonim atë që ne kemi pasur dikur në grup. Për mua Liami ishte shtylla e One Direction. Përvoja e tij që në moshë të re, niveli i tij i përsosur, prania e tij në skenë, dhuntia e tij për të shkruar... Një listë që nuk përfundon. Faleminderit që na formove Liam. Kam një mesazh për ty Liam nëse po më dëgjon, ndihem njeriu më me fat që të kam pasur në jetën time, por vërtet po luftoj me faktin se duhet të të themë lamtumirë. Unë jam shumë mirënjohës që u afruam edhe më shumë edhe pse vendosëm të shkonim në drejtimë të ndryshme. Do i kujtoj telefonatat me orë të gjata, mijëra kujtimet e mahnitshme që kishim së bashku, është një luks që mendova se do të të kisha gjithë jetën. Do të doja ta ndaja përsëri skenën me ju, por nuk ishte e shkruar. Dua që ta dish se nëse Bear ka nevojë për mua, unë do të jem xhaxhai që ai ka nevojë në jetën e tij dhe do t'i tregoj atij histori se sa i mrekullueshëm ishte babai i tij. Uroj të kem mundësinë të them lamtumirë dhe të të them edhe një herë se sa shumë të kam dashur. Payno, djali im, një nga miqtë e mi më të mirë, vëllai im, të dua shok. Pushofsh i qetë”, shkruan Tomlinson.

Policia konfirmon se Liam Payne kreu vetëvrasje, ish-anëtarët e

Gjithashtu dhe Harry Styles ka shkruar se ai është i shkatërruar nga vdekja e mikut të tij. Ai shprehet se ishte një nder që u rritën së bashku dhe kaluan momente të lumtura.

“Gëzimi i tij më i madh ishte të bënte të tjerët të lumtur dhe ishte një nder të isha përkrah tij. Liami jetoi me zemrën në mëngë, ai kishte një energji pozitive për jetën që ishte infektive për këdo. Ai ishte i ngrohtë, mbështetës dhe tepër i dashur. Vitet që kaluam së bashku do të mbeten përgjithmonë ndër vitet më të dashura të jetës sime. Do të më mungojë gjithmonë, miku im i dashur. Ndihem zemërthyer për Karen, Geoff, Nicola dhe Ruth, djalin e tij Bear, dhe të gjithë ata në mbarë botën që e njohën dhe e donin atë, njëlloj si unë”, shkruan Harry Styles.

Policia konfirmon se Liam Payne kreu vetëvrasje, ish-anëtarët e

Policia konfirmon se Liam Payne kreu vetëvrasje, ish-anëtarët e

Gjithashtu edhe Zayn Malik i dedikoi një mesazh prekës mikut tij, ku tha se ata së bashku kanë kaluar momente të bukura dhe se do t’i mungojë gjithmonë. Zayn dhe Liam kanë debatuar shpesh së bashku, dhe postimi i tij preku të gjithë fansat, pasi ata e donin shumë njëri-tjetrin pavarësisht çdo gjëje.

“Liam, kam folur me zë të lartë, duke shpresuar se mund të më dëgjosh. Jam një njeri egoist pasi shpresoja se do të bisedonim më shumë gjatë jetës tonë. Kurrë nuk do të falenderoj dot që më ke mbështetur në disa prej momenteve më të vështira të jetës sime. Kur më mungonte shtëpia kur isha 17 vjeç, ti do të ishe gjithmonë aty me një këndvështrim pozitiv dhe buzëqeshje dhe më tregoje se ishe miku im dhe se më doje. Edhe pse ti ishe më i ri se unë, ti ishe gjithmonë më i arsyeshëm se unë, ishe kokëfortë, me opinione dhe nuk u frikësoje t’ia thoje të tjervë kur e kishin gabim. Edhe pse për shkak të kësaj jemi zënë disa herë, unë gjithmonë të kam respektuar fshehurazi për këtë. Kur bëhej fjalë për muzikën Liam, ti ishe më i kualifikuari në çdo kuptim. Nuk dija asgjë në krahasim me ty. Unë isha një fëmijë fillestar pa përvojë dhe ti ishe profesionist. Unë isha gjithmonë i lumtur, sepse pavarësisht se çfarë do të ndodhte në skenë, ne do të mbështeteshim tek ti. Kam humbur një vëlla kur ti na la dhe nuk mund të të shpjegoj se çfarë do të të jepja vetëm për të të përqafuar për herë të fundit dhe për të të thënë lamtumirë siç duhet dhe të të them se të dua dhe të respektoj shumë. Unë do t'i ruaj të gjitha kujtimet që kam me ju në zemrën time përgjithmonë, nuk ka fjalë që të justifikojnë ose shpjegojnë se si ndihem tani, përveçse i shkatërruar. Shpresoj që kudo që të jeni tani të jeni mirë dhe të jeni në paqe dhe ta kuptosh sesa shumë i dashur je. Të dua vella”, tha Zayn Malik.

Policia konfirmon se Liam Payne kreu vetëvrasje, ish-anëtarët e

Policia konfirmon se Liam Payne kreu vetëvrasje, ish-anëtarët e

Ylli i bandës 1D ndërroi jetë tragjikisht në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i hotelit në Buenos Aires, ku ai po qëndronte me pushime. Payne ishte në i dehur dhe kishe konsumuar substanca narkotike në momentet e tij të fundit dhe nën efektin e drogës, ai ra nga ballkoni. Këngëtari i famshëm humbi jetën menjëherë për shkak të dëmtimeve të mëdha në trup. Ndërsa, Policia ka verifikuar se askush tjetër nuk ishte i përfshirë në vdekjen e tij dhe e ka klasifikuar atë si vetëvrasje. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e dy punonëjsve të seksit që u larguan pak para se ai të ndërronte jetë për të mësuar më shumë rreth faktorëve që dërguan atë të hidhej nga ballkoni i hotelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB