
SHBA- Familja e Bianca Sensorit, e cila jeton në Australi, është përballur me një presion të madh ditët e fundit, teksa mediat kërkojnë përgjigje dhe komente në lidhje me paraqitjen provokuese nudo të 30-vjeçares në 'Grammy 2025'. Nëna e Biancës, Alexandra Censori, tha për Daily Mail Australia se familja e saj thjesht po përpiqej të vazhdonte jetën sa më mirë që të mundej jashtë vëmendjes.
"Ne jemi thjesht njerëz normalë, që jetojmë jetën tonë sa më private që të mundemi. Nuk kam asgjë për të thënë për Biankën, faleminderit,"-u shpreh ajo.
Ajo madje u kërkoi gazetarëve të linin të qetë familjen e saj, duke refuzuar të komentojë pamjen e vajzës së saj apo marrëdhënien e saj me bashkëshortin e saj reper, Kanye West.
Bianca Censori ishte e pranishme në ceremoninë e Grammy Awards, ndërsa ishte kujdesur për të lënë gjurmë të paharrueshme. Censori u shfaq fillimisht e veshur me një peliçe të zezë. Teksa Kanye pozonte për fotografët, Bianca u kthye me shpinë dhe hoqi peliçen duke zbuluar se nuk kishte veshur asgjë, veç një fustani tërësisht të tejdukshëm duke ekspozuar plotësisht pjesët intime./ZËRI