Qytetërim

Kush është Bianca Censori? E kaluara e errët e familjes së saj, babai gangster dhe xhaxhai vrasës

Pas bujës që shkaktoi sjellja e saj publike, mediat e huaja po “e shpluhurosin” rrethin e saj të ngushtë.

k.m.
Kush është Bianca Censori? E kaluara e errët e familjes së
Bianca Censori

SHBA- Pas komenteve dhe reagimeve për shkak të paraqitjes së fundit të Bianca Censorit në çmimet Grammy 2025, si dhe sjelljes së saj publike në përgjithësi, më shumë informacione për të kaluarën e gruas së Kanye West po dalin në dritë. Sipas një artikulli të “Mirror”, babai i Sensory kishte qenë i burgosur në të kaluarën për trafik heroine dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa xhaxhai i saj është një vrasës famëkeq, pjesë e botës së krimit.

Kush është Bianca Censori? E kaluara e errët e familjes së
Ye dhe Bianca Censori

Arkitektja 30-vjeçare është bërë kryefjalë ditët e fundit për daljet e saj publike. Që kur u martua me Ye në vitin 2022, Bianca ka adoptuar zgjedhje gjithnjë e më të guximshme veshjesh, gjë që po shkakton shqetësim si tek fansat, por edhe tek familja e saj. Prindërit e saj thuhet se janë të shqetësuar për të prej disa kohësh.

Kush është Bianca Censori? E kaluara e errët e familjes së
Ye dhe Bianca Censori

"Prindërit e saj janë të shokuar nga ajo që po shohin. Ata nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe mendojnë se ajo po kontrollohet,"-thanë burime pranë familjes së arkitektes. 

Kush është Bianca Censori? E kaluara e errët e familjes së

Në fillim të vitit 2024, pati raportime se babai i saj, Leo Sensori, donte të takohej me Kanye për të diskutuar lidhur me atë që po ndodhte.

Leo Sensori, i cili është përshkruar si "gangster" për shkak të historisë së tij kriminale, i kërkoi West të udhëtonte në Australi për një takim privat mes të dyve. Por nuk dihet nëse ky takim ka ndodhur.

Por kush është i ati i Biancës?

Kush është Bianca Censori? E kaluara e errët e familjes së

Në vitin 1982, ai u dënua për posedim heroine dhe u dënua me pesë vjet në burg. Përveç kësaj vepre penale, ai është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe municione. Megjithatë, ai nuk është i vetmi anëtar i familjes së tij me historik kriminal. Vëllai i tij, Eris Censori ishte një vrasës famëkeq. Për Australinë, ai njihej me nofkën "Al Capone i Melburnit". Për krimet e kryera, fillimisht ai u dënua me vdekje, por dënimi iu ndryshua me burgim përjetë. Por edhe vëllai i tyre i madh, Edmondo është dënuar gjithashtu në Victoria për sulm ndaj oficerëve të Policisë, vjedhje dhe kërcënime. 

Për të gjitha sa fliten, "Mirror" ka kontaktuar me përfaqësuesit e Biancës për koment, por askush nuk është përgjigjur./ZËRI

Poll

MOS HUMB