
Për shekuj me radhë, brigjet e deteve janë parë si pika fundore e një udhëtimi, pra si përfundimi i tij. Sot, brigjet mund të jenë mundësi për fillime të reja. Në rajonin e Ballkanit, Deti Adriatik dhe Jon gjithnjë e më shumë po shikohen jo vetëm si destinacione turistike verore, por si hapësira ekonomike me një potencial që ndërlidh industritë, tërheq investime dhe krijon forma të reja të rritjes ekonomike të qëndrueshme.
Ideja kryesore qëndron tek ekonomia blu, që do të thotë se deti nuk është vetëm një burim natyror, por edhe një ekosistem ekonomik. Turizmi, transporti detar, portet, ndërtimi dhe riparimi i anijeve, peshkimi, marinat, teknologjia dhe infrastruktura detare, të gjitha janë pjesë e një dritareje më të gjerë mundësish që shkojnë përtej vijës bregdetare.
Për Ballkanin, kjo prespektivë ekonomike është relevante, sepse rajoni ndodhet në kryqëzimin e rrugëve tregtare mes Europës Qëndrore dhe Perëndimore dhe asaj Lindore dhe Jugore. Vija bregdetare e Ballkanit lidh tregjet detare dhe Shqipëria është shembulli konkret i këtij transformimi. Ma dalje në Detin Adriatik dhe Jon, Shqipëria ka një potencial shumë të madh për zhvillimin e turizmit detar, infrastrukturën detare dhe shërbimet që lidhen me këtë fushë ekonomie.
A mjafton vetëm potenciali për sukses në ekonomi?
Patjetër që jo! Për të plotësuar këtë 'puzzle' kërkohet infrastrukturë, aftësi, investime dhe bashkëpunime. Panairi Detar i Ballkanit është krijuar pikërisht rreth kësaj ideje, duke bashkuar bizneset detare, prodhuesit, ofruesit e shërbimeve, investitorët dhe institucionet, si dhe duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e ideve, partneriteteve dhe mundësive.
Edhe pse është vetëm në sezonin e tij të dytë, Panairi Detar i Ballkanit është vlerë e shtuar për Mesdheun duke iu bashkuar panaireve detare europiane si ai i Kanës në Francë apo Xhenoas në Itali. Mos e humb mundësinë për t'i parë të gjitha nga afër, nga data data 16 deri më 18 tetor 2026 në Marina Orikum. HYRJA ËSHTË FALAS! Mjafton një regjistrim i thjeshtë në linkun e mëposhtëm.
Këtë vit programi është shumë i pasur. Panairi ka pjesë të tij Samitin e Ekonomisë Blu të Ballkanit, duke zhvilluar konferenca mbi zhvillimin detar, infrastrukturën, logjistikën, turizmin, inovacionin dhe bashkëpunimin rajonal. Panairi dhe Samiti sjellin në Shqipëri kolosët e deteve. Kompani që deri dje i shikonin nga larg, tani do keni mundësinë t'i shihni nga afër, të diskutoni me ta dhe pse jo të investoni aty. Por jo vetëm kaq! Panairi është i hapur edhe për vizitorë që duan të njohin më shumë rreth ekonomisë blu, apo të shikojnë nga afër industrinë e jahteve, varkave, peshkimit, turizmit etj.
Panairi Detar i Ballkanit është një rrjet i madh mundësish. Një anije lidh prodhuesit me furnitorët. Një port lidh bizneset me tregjet. Një marinë lidh udhëtarët me destinacionet. Infrastruktura detare lidh rajonet me investimet. Mos e humb këtë mundësi!
Bregu nuk është fundi i rrugëtimit. Është vendi ku nisin projekte dhe mundësi të reja!