Qytetërim

Liga e Kombeve/ Ndeshja me San Marinon, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria vjen në këtë përballje pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë.

zh.ll
Liga e Kombeve/ Ndeshja me San Marinon, publikohen formacionet zyrtare
san marino-shqiperi

TIRANË- Shqipëria luan mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë në fazën e grupit të Nations League, teksa në transfertë përballet me San Marinon.

Trajneri Rolando Maran ka lënë jashtë Ramadanin e Pilon të ndëshkuar me të verdhë ndaj bjellorusëve dhe ka aktivizuar Shehun e Mitajn në vend të tyre. Ndërkohë, në sulm janë aktivizuar Mehmeti e Uzuni në vend të Hoxhës dhe Seferit. Në mbrojtje më Hysajn do të jetë debutuesi Sina. 

Liga e Kombeve/ Ndeshja me San Marinon, publikohen formacionet zyrtare
formacionet

Shqipëria vjen në këtë përballje pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë. Pas ndeshjeve të para në grupin 1 të Ligës C Shqipëria ndan kreun me Finlandën, ndërëa në sfidën e sotme synojnë ngjitjen në Ligën B.

Në Ligën e Kombeve vendi i parë në grupin e Ligës C siguron automatikisht ngjitjen në Ligën B, ndërsa vendi i dytë bën ‘play-off’ me vendin e tretë të një grupi nga Liga B. Vendi i parë është gjithashtu shumë i rëndësishëm, pasi të jep shanse për t’u kualifikuar në Evropian përmes ‘play-off-it’./ZËRI

Poll

MOS HUMB