
TIRANË- Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero duket se nuk e ka mbyllur të gjithë "derën" për një ribashkim me të dashurën e tij, modelen Arbenita Ismajli. Mbrëmjen e djeshme, Fero ishte në shtëpinë e "Big Brother VIP Kosova 3", ku edhe u mor në pyetje nga banorët për çështje të ndryshme. E sigurisht nuk kishte sesi të mungonte një pyetje për familjen e tij dhe përplasjet publike që ka pasur me modelen, e cila e ka denoncuar edhe për dhunë.
"Është marrëdhënie e mirë, kemi respekt për njëri-tjetrin. Nuk e ul dot nënën e vajzës time. E kemi menduar të ribashkohemi por është më mirë kështu. E vlerësoj mendimin e saj dhe nuk kam qejf ti përzihem,"-tha ai në fjalën e tij.
Ish-reperi Fero fitoi kujdestarinë e së bijës për 1 vit pak javë më parë, sipas një akt-vendimi të dhënë nga Gjykata Themelore e Gjilanit. Sipas vendimit, vajza e tij dhe e modeles Arbenita Ismajli, Nina, mund të qëndrojë gjatë javës me të atin dhe gjatë fundjavës me të ëmën. Kujtojmë se Fero më parë bëri bujë me deklaratat e tij, ku thoshte se ish-bashkëshortja ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij. Reperi gjithashtu deklaroi se ishte rënduar emocionalisht nga kjo situatë, duke qenë se sipas tij, kjo shkelje nga ish gruaja e tij kishte ndodhur disa herë./ZËRI