Qytetërim

“Isha unë burri..." Arbenita Ismajli 'shënjestron' përsëri Feron?

Ky postim i modeles, e cila është dhe nëna e vajzës së tyre Nina, duket të jetë një tjetër 'kunj' drejt ish-partnerit të saj, me të cilin ajo ka pasur konflikte publike.

M.M
“Isha unë burri..." Arbenita Ismajli
Fero dhe Arbenita

KOSOVË- Ndarja e bujshme mes reperit Fero Fera dhe modeles Arbenita Ismajli ka vazhduar të jetë temë diskutimi në rrjetet sociale, veçanërisht pas një postimi të fundit të Arbenitës në Instagram. Në "mesazhin e saj", ajo shkruan: "Dua ta provoj të jem bashkëshorte përsëri, mendoj se herën e kaluar isha unë burri", duke lënë të kuptohet se ajo nuk ishte e kënaqur me rolin e Feros si bashkëshort.

“Isha unë burri..." Arbenita Ismajli
POSTIMI

 

Ky postim i modeles, e cila është dhe nëna e vajzës së tyre Nina, duket të jetë një tjetër 'kunj' drejt ish-partnerit të saj, me të cilin ajo ka pasur konflikte publike. Arbenita ka bërë shpesh deklarata që tregojnë se Fero nuk ishte një bashkëshort i denjë, përfshirë dhe akuzat ndaj tij për dhunë në familje./ ZËRI

Poll

MOS HUMB