
SHBA- Nuk është hera e parë që reperët përballen me probleme me drejtësinë. Rastet e dhunës, drogës, zhvatjeve, abuzimeve kanë pushtuar herë pas here jo vetëm shtypin ndërkombëtar por edhe sallat e gjyqit. Hip hopi dhe repi janë në krye të top listave botërore, superyjet e skenës janë milionerë, disa prej tyre edhe miliarderë, pasi shumë kanë arritur të kombinojnë muzikën e tyre me modën dhe biznese të tjera të ngjashme, megjithatë disa duket se fshehin një anë tjetër më e errët, ndonjëherë edhe kriminale.
Siç ka ndodhur, për shembull, së fundmi me zbulimet e për Diddy-n. Reperin amerikan, tre herë fitues i çmimeve Grammy që u arrestua me akuzën e shfrytëzimit, zhvatjes dhe trafikimit seksual.
Nga Tupac te Kanye dhe djemtë e tjerë “të këqinj”!
Lil Wayne nuk i shpëtoi burgut. “Vuajtjet” e tij nisën më 22 korrik 2007, kur ai dhe një shok i tij u kapën duke pirë marijuanë jashtë furgonit turistik nën kërcënimin e armës. ‘Grindja’ e tij me ligjin vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Në prill të vitit 2005, reperi nga Filadelfia, Cassidy dhe dy shokë po udhëtonin me pistoleta dhe një AK-47. Ata u debatuan me tre persona të paarmatosur dhe njëri prej tyre u qëllua për vdekje në shpinë, ndërsa dy të tjerët u plagosën. Cassidy u akuzua dhe u dënua për vrasje të shkallës së tretë. Ai u lirua pasi kreu tetë muaj burg.
Ndërsa Tupac konsiderohej një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ishte i njohur për tekstet e tij trendy në shumë këngë, ai u dënua në dhjetor 1994 për sulm seksual dhe kreu disa muaj burg. Në shtator 1996, ai u qëllua për vdekje në Las Vegas.
Një akuzë e rëndë ndjek reperin Bobby Shmurda, i cili më 9 shtator 2016 u deklarua fajtor për akuzat e shkallës së tretë për komplot dhe armëmbajtje. Repeti u dënua me shtatë vjet burg.
Superylli i muzikës, modës dhe biznesit, Kanye West, i cili, ashtu si Diddy, është prezantuar në publik disa herë me emra të ndryshëm pas një sherri në aeroportin e Los Anxhelosit, ai mori një dënim me dy vjet për një plagosje. Ai gjithashtu u urdhërua të merrte pjesë në seancat e menaxhimit të zemërimit, të kryente 250 orë shërbim në komunitet dhe të paguante dëmshpërblim fotografit që plagosi. Në vitin 2024 ai u padit nga një ish-asistente për ngacmim seksual dhe shkelje të kontratës.
Buku Abi akuzoi babanë e saj, R. Kelly , për abuzim seksual. Artistja u shpreh se babai i saj, i cili në vitin 2022 u shpall fajtor për krime seksuale ndaj të miturve, e abuzoi seksualisht kur ajo ishte ende fëmijë. Ajo theksoi se kishte shumë frikë t'ia tregonte nënës së saj, kështu që ishte diçka që ajo e mbajti sekret nga miqtë dhe familja e saj për shumë vite.
Dhjetëra reperë të tjerë pak a shumë të famshëm janë dënuar me burg, mes tyre Young Thug, Tory Lanez, Fetty Wap, YNW Melly, Blueface, 9lokkNine, Tsu Surf, Casanova, Mystikal, OMB Bloodbath, Kidd Creole, Pooh Shiesty, Unfoonk , C-Murder, Tay-K, Big Lurch, Foogiano, Kay Flock, Max B, KR, Lul G, AR-Ab, YFN Lucci, HoneyKomb Brazy. Ndër të tjera, ata kanë qenë të përfshirë dhe kanë vuajtur ose vuajnë dënime të rënda për vrasje, pengmarrje, grabitje me armë, armëmbajtje, trafik droge etj./ ZËRI