Qytetërim

Prisni pak?! Capital T nuk e ka prezantuar akoma Adrola Dushin me familjarët e tij?

Ka qënë një deklaratë e babit të këngëtarit që ka ngritur dyshimet se dyshja nuk i ka bërë akoma gjërat familjare.

M.M
Prisni pak?! Capital T nuk e ka prezantuar akoma Adrola Dushin me
Adrola Dushi dhe Capital T

KOSOVË- Duket se Capital T përveç se nuk e ka prezantuar Adrolën me publikun, duket se nuk e ka prezantuar as me prindërit e tij. Ka qënë një deklaratë e babit të këngëtarit që ka ngritur dyshimet se dyshja nuk i ka bërë akoma gjërat familjare.

Në një intervistë për emisionin “Hambari, babai i artistit, Agim Ademi rrëfeu se djali tij nuk ka sjellë ndonjë vajzë në shtëpi.

“Ne nuk kemi nuse në shtëpi, e tjetër gjë është që kanë dalë disa foto dhe djali im mund të këtë ndonjë lidhje, sepse ai nuk është i mitur, dhe mund të gjejë gjithçka mbi jetën e tij që unë e mbështes deri në fund” -u shpreh Ademi.

@hambari.kanal10

Agim Ademi: “Sa për Adrolën ne nuk kemi nuse në shtëpi, djali le ta zgjedh kë don, e mbështes deri në fund”

♬ original sound - Hambari - Kanal10

Capital T dhe Adrola Dushi përfliten prej kohësh se janë në një romacë por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht. Të vetmet ‘prova’ që e kanë vërtetuar këtë lidhje kanë qënë detaje nëpër rrjete sociale që nuk i kanë shpëtuar syrit të publikut./ ZËRI

Poll

MOS HUMB