Qytetërim

Pas largimit nga OpenAi, Mira Murati vjen me plane të reja

Sipas Reuters, Murati synon të zhvillojë një teknologji të re bazuar në modele të vetëkrijuara, por nuk është e qartë sëe cili do të jetë roli i saj në këtë kompani.

I.F
Pas largimit nga OpenAi, Mira Murati vjen me plane të reja
Mira Murati

UASHINGTON- Ish-shefja e teknologjisë në OpenAi, Mira Murati po mbledh fonde për të krijuar sipërmarrjen e saj në fushën e inteligjencës artificiale. Sipas Reuters, Murati synon të zhvillojë një teknologji të re bazuar në modele të vetëkrijuara, por nuk është e qartë sëe cili do të jetë roli i saj në këtë kompani. Edhe pse ajo është në krijimet e kompanisë, Murati mund të mbledhë mbi 100 milionë dollarë, duke pasur parasysh reputacionin e saj dhe sasinë e kapitalit që kërkohet për trajnimin e modeleve të reja.

Barret Zoph, një tjetër studiues i njohur në sektorin e teknologjisë, i cili u largua nga OpenAI në të njëjtën ditë me Muratin në fund të shtatorit, mund të përfshihet gjithashtu në këtë sipërmarrje, sipas burimeve. Zoph, thuhet se po planifikon gjithashtu një startup të vetin, ndërsa Murati ka filluar të rekrutojë ish-punonjës të OpenAI për t’iu bashkuar projektit të saj të ri.

Murati punoi për 6 vite në OpenAI, ku udhëhoqi projekte madhore si ChatGPT dhe DALL-E. Ajo ishte një nga figurat kryesore në marrëveshjen miliarda dollarëshe të OpenAI me Microsoft, mbështetësin më të madh financiar të kompanisë.

Murati iu bashkua OpenAI në qershor të vitit 2018 dhe në maj të vitit 2022 u promovua në CTO. Përpara OpenAI, ajo ka punuar në startup-in e realitetit të shtuar Leap Motion dhe në Tesla. Ajo shpesh shfaqej krah CEO-së së OpenAI, Sam Altman, si fytyra publike e kompanisë, dhe drejtoi prezantimin e modelit GPT-4 në maj, një model i aftë të krijojë biseda me audio.

Në fund të shtatorit, Murati dha dorëheqjen nga roli i saj në OpenAI, duke shprehur dëshirën për të eksploruar projekte të reja dhe për të ndjekur sfida të tjera profesionale. /ZËRI

Poll

MOS HUMB