
TIRANË- Fero dhe Arbenita Ismajli kanë “trazuar” rrjetin, pasi dyshohet se dyshja është rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Gjithçka ka nisur nga fotot e pushimeve ku ish-reperi dhe modelja po kalojnë këto ditë të nxehta të qershorit. Përmes disa Instastory, Fero është shfaqur krah vajzës së tij ndërsa nga ana tjetër modelja shfaqet me bikini duke shijuar rrezet e diellit.
Fero ka zgjedhur bregdetin shqiptar, por detaji që u vu re ishin syzet, ku në xhamat e tyre, reflekton hija e trupit të asaj që dyshohet se është Arbenita. Edhe pse kohëve të fundit Fero ishte larguar nga rrjetet sociale, si pasojë e përkushtimit në fenë islame dhe krizës që kaloi me Arbenitën, duke përfunduar në gjykatë me akuza për dhunë.
Mbetet për t’u parë nëse janë rikthyer, apo nësë thjesht kanë vendosur të kalojnë pushimet së bashku për vajzën e tyre./ZËRI