Qytetërim

"Survivor" fitohet nga një shqiptar/ Kush është Daniel Nurka, aktori që 'rrëmbeu' 100 mijë euro

Shqiptari është shpallur fitues, mes shumë kandidatëve dhe pas dhjetra sfidave që kishte loja për 6 muaj.

k.m.
"Survivor" fitohet nga një shqiptar/ Kush është Daniel
Daniel Nurka

GREQI- Daniel Nurka, me origjinë nga qyteti i Fierit ka fituar “Survivor” në Greqi, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë euro. 27-vjeçari që pasion ka aktrimin, ia ka dalë të mposhtë disa nga konkurrentët në garë si: Katerina Dalaka dhe Fani Boletsi, duke u bërë shqiptari i parë që fiton këtë çmim të madh në shtetin fqinj. Shqiptari është shpallur fitues, mes shumë kandidatëve dhe pas dhjetra sfidave që kishte loja për 6 muaj.

Kush është Daniel Nurka?

"Survivor" fitohet nga një shqiptar/ Kush është Daniel
Daniel Nurka

Danieli Nurka u largua nga Shqipëria në moshën 5-vjeçare bashkë me familjen e tij dhe u rrit në Kiato. Pasi përfundoi shkollën e mesme, Nurka u largua drejt Athinës për të vazhduar studimet për Teknik Rrjeti dhe Telekomunikacioni. Një tjetër pasion i tij është sporti, por vazhdoi që përkushtimin më të madh ta kishte tek aktrimi. Në moshën 21-vjeçare vendosi të studionte për dramë, duke shënuar edhe debutimin e tij të parë televiziv në një serial të suksesshëm.

Por sukseset për të nuk mbaruan me kaq!

Nurka, në të njëjtën kohë vazhdoi të merrej me modeling, pasion i cili lindi rastësisht në jetën e tij. Në një nga daljet e tij, i riu me origjinë shqiptare tregon se prindërit e tij kanë qenë burim frymëzimi për të ecur përpara. Që në moshë të re ai ishte në kërkim të gjërava të reja dhe krijuese. Origjinën e tij, Daniel Nurka nuk e mohoi kurrë, përkundrazi e ka treguar me mjaft krenari. Për mediat greke para se të bëhej pjesë e garës, i riu tregonte: Babai im erdhi në Greqi në vitin 1997. Një vit më vonë linda unë. Ai erdhi vetëm për të rregulluar dokumentet. Pastaj erdha unë, motra dhe mamaja. Tani kam dokumente greke, kam bërë shërbimin ushtarak, i kam shërbyer Atdheut dhe kam votuar dy herë. Origjina ime është nga Shqipëria, kam lindur atje. Unë kurrë nuk e kam fshehur origjinën time. Në shkollë kam ndjerë shpesh se jam ndryshe nga të tjerët sepse jam nga Shqipëria, por nuk më kanë bërë bullizëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB