TIRANË- Pas marshimit në disa prej akseve kryesore të Tiranës protestuesit janë zhvendosur përpara Kryeministrisë ku kanë vijuar thirrjet për dorëheqje.
Gjatë lëvizjes nëpër kryeqytet, qytetarët janë përballur me disa kordone policie të vendosura në rrugë për të kufizuar avancimin e tyre. Në Rrugën e Kavajës efektivët u kanë bllokuar përkohësisht rrugën, duke bërë që turma të ndryshonte drejtim dhe të kthehej nga qendra e Tiranës.
Fillimisht, protesta nisi para Ministrisë së Arsimit ku u bllokua edhe qarkullimi në Rrugën e Durrësit. Më pas protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa destinacioni i tyre ndryshoi gjatë lëvizjes.
Aktualisht tubimi po vijon përpara godinës së Kryeministrisë nën praninë e shtuar të forcave të policisë. Deri më tani nuk raportohen incidente apo përplasje mes protestuesve dhe efektivëve./ZËRI