TIRANË- Protestuesit që kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës janë ndaluar nga një kordon policie në Rrugën e Kavajës duke mos i lejuar të vijojnë më tej në drejtimin ku ishin nisur.
Pas përballjes me bllokadën policore, qytetarët kanë ndryshuar drejtim dhe janë kthyer në rrugën drejt qendrës së kryeqytetit ku po vijojnë marshimin.
Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit për të vijuar më pas me bllokimin e Rrugës së Durrësit dhe marshimin në disa prej akseve të Tiranës. Deri më tani nuk raportohen incidente apo përplasje me policinë, e cila vijon të jetë e pranishme përgjatë itinerarit të protestuesve./ZËRI