FOTO NGA MARSHIMI I MINISTRISE TE ARSIMIT
TIRANË- Pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit kanë vijuar tubimin në formë marshimi, duke u larguar nga godina e institucionit.
Fillimisht u bë e ditur se qytetarët do të marshonin drejt Kryeministrisë, por më pas itinerari është ndryshuar dhe protesta ka vijuar në rrugët e kryeqytetit.
Marshimi po zhvillohet pa incidente apo përplasje me policinë, ndërsa efektivët janë të pranishëm për të monitoruar lëvizjen e protestuesve dhe situatën në terren./ZËRI