Politikë

“Thuajini jo nacionalizmit të sëmurë”/ Beleri replika me gjyqtarët: Keni presion, e kuptoj...

Jashtë ambienteve të Gjykatës janë mbledhur dhjetra familjarë dhe mbështetës të Belerit

E.K
“Thuajini jo nacionalizmit të sëmurë”/ Beleri replika
Fredi Beleri

TIRANË- Trupa e gjyqtarëve të posaçëm është tërhequr për të marrë vendikm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Edhe në seancën e sotme Beleri ka hedhur akuza ndaj SPAK dhe Gjykatës, që sipas tij kanë shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë. Ndërkohë që një reagim për Belerin e ka pasur gjyqtari Erjon Bani, i cili i rekomandoi Belerit që nëse nuk bie dakord me vendimin, t’i drejtohet Apelit, dhe të mos sulmojë gjyqtarët.

DEBATET NË SEANCË

Fredi Beleri: E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Është çështja e bashkisë Himarë, që nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa. Konkluzionet e SPAK nuk mund t'i merrni parasysh Keni rrëzuar çdo kërkesë, me keni privuar nga e drejta e betimit. Nuk e sollët dëshmitarin e duhur, atë që sollët, e pyetet për rrobat, jo për përgjimet. Keni kundërshtuar dëshminë e penalitetit. Nga dita e parë deri më sot është një çështje politike. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë dhe barazinë para ligjit.

Erion Çela: Paraqisni fakte dhe çfarë i shërben këtij procedimi. Në çdo seancë gjyqësore kapeni me gjyqtarë të veçantë për t’i anatemuat ata. Kërkesat e rrëzuara mund t’i ankimoni.

Fredi Beleri: Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë. Më ka bërë presion. SPAK kërkon të më dënojë përsa kohë i duhet Edi Ramës. Sajesa qesharake të pabazuara. Ky hetim tregon si manipulohet procesi gjyqësor. Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga trupa e gjykimit. Dosja nuk ka fakte, ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. E vërteta do dalë një ditë, herët a vonë. Jam përgjuar 24 orë ne ditë dhe e njëjta makinë që thonë ishte në vendngjarje. I njëjti njeri me kapuç që thonë ishte Arseni, nuk u vërtetua që ishte Arsen Rama. Kërkesa e prokurorisë për 2.6 vite burg, nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetar Bashkie ka kërkuar shërbim prove. Sa herë të ketë zgjedhje rezultati do jetë i njejtë. Himariotët nuk janë budallenj. Jam besimplotë, nuk e ndjej veten fajtor. Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet ti thoni ju Jo presionit të pushtetit. Të tjerët janë kalimtarë dhe besnikë të partisë. Nga vëzhgimi 24 orësh që më është bërë, ka rezultuar se nuk jam takuar asnjëherë me dëshmitarin e prokurorisë. Të gjitha të vërtetat do të dalin në dritë. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, të procesit të rregullt ligjor dhe të barazisë para ligjit. Vendimi për dënimin tim është marrë në drejtorinë e policisë, ku është bërë plan për arrestimin tim, por plani u prish nga votuesit e Himarës. Vendim politik ishte edhe moslejimi im për të votuar. Kërkesa e SPAK për dënimin tim me 2 vjet e 6 muaj burg është diskriminues. Të tjerë kryetar bashkish të gjykuar për të njëjtën akuzë janë në shërbim prove, ose ende në detyrë. Unë nuk e gjej veten fajtor për asnjë akuzë dhe e vërteta do të dalë herët a vonë. Sot, ju duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, jo dënimit pa prova, jo vendimit diskriminues. Ju mund të jepni një vendim me rëndësi historike. Pres drejtësi!

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Belerit me 2 vite e 6 muaj burg, duke pamundësuar në këtë mënyrë edhe mandatin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Seanca e sotme po ndiqet me vëmendje dhe nga ambasada greke si dhe mediat e vendit fqinj. Ndryshe nga herët e tjera kur ka preferuar të jetë vetë e pranishme ambasadorja greke, sot ka dërguar një përfaqësues. I pranishëm është edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

“Thuajini jo nacionalizmit të sëmurë”/ Beleri replika“Thuajini jo nacionalizmit të sëmurë”/ Beleri replika“Thuajini jo nacionalizmit të sëmurë”/ Beleri replika“Thuajini jo nacionalizmit të sëmurë”/ Beleri replika“Thuajini jo nacionalizmit të sëmurë”/ Beleri replika

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB