Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Këshilli i Mandateve mblidhet të hënën

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Kuvendi, mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

E.K
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Këshilli i Mandateve mblidhet
Sali Berisha

TIRANË- “Fati” i Sali Berishës tashmë është në dorën e kolegëve të tij deputetë. Këshilli i Rregulloreve dhe Mandateve do të mblidhet të hënën e 18 dhjetort për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku kërkohet ashpërësimi i masës së sigurisë ndaj kryedemokratit. Masa nuk përjashton as arrestin me burg ndaj Berishës për akuzat ndaj tij në lidhje me ish-klubin sportiv “Partizani”.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Kuvendi, mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Vetë Berisha, nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse do të jetë i pranishëm në mbledhjen që pritet të zhvillohet apo do të dërgojë avokatët e tij.

Po ashtu enigmë mbetet vota e tij në seancën plenare ku do të votohet për heqjen e imunitetit. Më herët gjatë kësaj të marte, Sali Berisha u shpreh se do të pranojë çdo vendim të Kuvendit ndërsa shtoi se është i gatshëm të votojë çdo gjë që është në përputhje me Kushtetutën, pavarësisht se nuk i ndali akuzat ndaj SPAK.

Sali Berisha: Çfarëdo vendimi që pas autorizimit të Kuvendit, do ta respektoj pa asnjë hezitim. Qëndrimi im i përsëritur këtu, juve ua kam thënë; ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Nuk mund të bëhesha një njëri që nuk zbaton kushtetutën. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e Gjykatës nuk kam pranuar se është shkruarje e Kushtetutës. Do ta respektoj pa asnjë diskutim. Jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie dalje jashtë shtetit, kur kushtetuta sanksionin një nen të veçantë, kjo është të tallesh me kushtetutën. Do parlamenti që ta dorëzojë, e votoj që nesër, nuk kam asnjë kundërshtim. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem, jam dhe paraqitem, kësaj radhe kishte të bënim me shkruarjen e neneve të kushtetutës, ishte një akt puçist. Tani Parlamenti të vendosë si të dojë. Une vetë po e përgatisja ta çoja në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por jam pa asnjë kusht për hetimin. Që ky vendim është i drejt apo i padrejtë është tjetër qëndrim. Ky është një frymëzim për opozitën. Ky akt që ndërmerret kundër meje, është një frymëzim dhe kushtrim i ri për opozitën. Në këtë kontekst ndihem më i motivuar se kurrë.

Po këtë të hënë grupi parlamentar demokrat u mblodh për të diskutuar vijimin e axhendës parlamentare. Por u diskutua po ashtu dhe se si do të procedohet në rastin ku SPAK tashmë kërkon zyrtarisht nga Kuvendi arrstimin e Sali Berishës.

Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit të PD u tregua i rezervuar dhe i matur në përgjigje, pavarësisht se deklaroi se mbështet SPAK në punën e tij. Por si Sali Berisha ashtu dhe Gazment Bardhi, nuk paralajmëruan një seancë të qetë, pasi sipas tyre aksioni opozitar vijon dhe se kusht për kthimin e normalitetit është votimi i Komisioneve Hetimore nga ana e mxhorancës.

Gazment BardhiSot jemi në një regjim. Dua t’i bëj thirrje SPAK-ut që të hetojë inceneratorin e Tiranës. Është e papranueshme që sot janë në burg 2 specialistë, se nuk kanë shënuar në regjistër pronarët përfitues të inceneratorëve, ndërsa firmosen çdo ditë miliona euro. Veliaj firmos çdo ditë për të përfituar mafiozët e inceneratorëve, që janë sot në arrati. Çdo çështje tjetër, hidhet në tryezë që të shfokusojë vëmendjen nga skandali i shekullit. Rama e Veliaj herat a vonë do mbajnë përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Fakti që SPAK iu drejtua Kuvendit, është një lajm i mire, pasi së paku e dinka se ku qenka parlamenti. Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund aksionit tonë. Ne si opozitë do i kthehemi normalitetit, vetëm nëse na respektohen të drejtat tona. Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Është lajm i mirë që e dinte adresën e kuvendit që do të duhej të marrë dhe njeh detyrimin kushtetues që për çdo masë që i heq lirinë një deputeti duhet ti drejtohet kësaj godine që Kushtetuta i ka njohur autorizimin. Qëndrimi jonë por dhe i Berishës është votë pro çdo kërkesë që vjen nga SPAK në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar këtë të martë zyrtarisht përmes një shkrese Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit dhe dhënien e miratimit për arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha. Sipas SPAK, Berisha nuk ka zbatuar vendimin e dhënë më herët nga akuza për masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, duke mos u paraqitur para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj. Kjo, sipas SPAK, bën që ndaj Berishës të kërkohet një masë më e fortë sigurie. Kërkesa drejtuar Kuvendit është firmosur nga kreu i SPAK Altin Dumani.

Sali Berisha akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën e tij, për ti dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke Jamarbër Malltezit, i cili ishte një prej ish-pronarëve të truallit ku shtrihej kompleksi Partizani. Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri./ZËRI

Poll

MOS HUMB