Politikë

Granit Gjana u pezullua nga SPAK, zgjidhet Prefekti i ri i Kukësit

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Prefekti Geca, u shpreh se do të bëjë më të mirën për qarkun në krye të kësaj detyre.

E.K
Granit Gjana u pezullua nga SPAK, zgjidhet Prefekti i ri i Kukësit
Pandeli Majko, Agron Geca dhe Besfort Lamallari

KUKËS- Prezantohet Prefekti i ri i Kukësit Agron Geca. Pas dorëheqjes së Granit Gjanës, i marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”, këtë të martë zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe i dërguari politik i Partisë Socialiste në Kukës Pandeli Majko prezantuan mjekun Agron Geca.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Prefekti Geca, u shpreh se do të bëjë më të mirën për qarkun në krye të kësaj detyre.

Agron Geca: Në bashkëpunim me ju do të bëjmë më të mirën për bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë.

Ndërkohë deputeti Majko dhe zëvendësministri shprehën vlerësimet e tyre për Gecën.

Besfort Lamallari: Unë uroj shumë dhe kjo është konsideratë personale, që shërbimin dhe humanizmin e doktorit tashmë ta shohim në komplet nivelin e qarkut.

Pandeli Majko: Ka një vlerësim tepër të veçantë në të treja bashkitë përbërëse të Prefekturës së Kukësit. Ka dhe një cilësi tjetër, ai është hasjan. Një hasjan i vlerësuar, që jam i bindur se do bëjë atë që duhet dhe si duhet./ZËRI

Poll

MOS HUMB