TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar reagimet lidhur me protestën e qytetarëve që ka hyrë në ditën e 30-të. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka publikuar disa të dhëna, që sipas tij, lidhen me një nga 13 organizatorët e saj.
Sipas Ramës, një prej 13 organizatorëve të protestës është person me precedent penal, i proceduar për disa vepra të jashtëligjshme.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
– 2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
– 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë
– 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
– 2017 – Rrahje në grup, Durrës
– 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndërtimit te paligjshëm, Vlorë
– 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
– 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
– 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë.
Pak ditë më parë u zbulua lista e kordinatorëve dhe organizatorëve të protestës janë. Këta të fundit iu drejtuan me një letër publike ambasadorëve dhe shefave të misioneve diplomatike të vendeve perëndimore të akredituara në Shqipëri, ku paraqitën 5 kërkesat e tyre.
Përmes letrës u zbuluan për herë të parë emrat e organizatorëve, të cilët janë: Entela Koja, Arben Kola, Megan Balaj, Edviol Kulluri, Luçjana Kokaj, Gentjan Progni, Gjon Ndoj, Etleva Merko, Everest Bardhi, Përparim Gjeka, Mevlan Mata,Ilir Xhemalaj dhe Marjen Rama./ZËRI