TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka rikthyer në vëmendje incidentin e ndodhur me protestuesit, disa ditë më parë, në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Gjatë fjalës së saj, Luarasi u ndal mënyra se si videoja e incidentit u përhap në rrjetet sociale, duke marrë miliona shikime dhe komente të shumta, duke e lidhur me ndikimin e algoritmeve dhe mënyrën se si përmbajtjet përhapen dhe gjenerojnë reagime në masë. Sipas Luarasit, në mesin e komenteve, kërkoni këto komente kishte thirrje për burgosjen, zhdukjen, varjen, djegien apo pushkatimin e saj.
“Të gjithë ju e keni parë se një javë më parë teksa po vija drejt seancës plenare, u përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit, që ulërinin fyerje që mendoj se nuk i meritoj. Kjo ishte një video që u pa nga miliona njerëz. Unë s’jam këtu për ta ritreguar, por jam këtu për të treguar atë që ndodhi pas videos. Sepse aty qëndron çështja që kjo konventë synon të rregulloj. Ajo që pasoi u monitorua në mënyrë të pavarur, publikim pas publikimi, në 5 ditë emri u përmend në 708 artikuj, në 69 media online, në 134 llogari të emërtuara. Shtrirja e përgjithshme 14.9 milionë. Shikimet 4.8 milionë. 80 % e të gjithë kësaj ndodhi brenda 48 orëve. Nga këto 730 komente ndëshkuese, ose potencialisht të dhunshme, burg, zhdukje, varje, djegie, pushkatim”, tha Luarasi./ZËRI