Politikë

Rama viziton Malin Athos, kalon natën në Manastirin e Vatopedisë

Rama udhëtoi drejt Malit të Shenjtë i shoqëruar nga djali i tij Greg Rama dhe kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo.

M.K.
Rama viziton Malin Athos, kalon natën në Manastirin e Vatopedisë
Edi Rama

GREQI- Kryeministri i vendit Edi Rama ka vizituar ditën e djeshme më 16 shtator Malin e Shenjtë në Greqi ku ka qëndruar edhe në Manastirin e Madh të Vatopedit.

Vizita është bërë publike nga media greke e cila ka publikuar edhe pamje nga qëndrimi i kryeministrit shqiptar në manastir.

Rama udhëtoi drejt Malit të Shenjtë i shoqëruar nga djali i tij Greg Rama dhe kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo. Të tre mbërritën në portin e Dafnës ku kryeministri zhvilloi një takim me Guvernatorin Politik të Malit Athos, Alkiviadhis Stefanis.

Pas takimit Rama vijoi vizitën në Manastirin e Madh të Vatopedit. Atje u prit nga igumeni Jerond Efremi Vatopedini dhe u njoh me hapësirat e manastirit duke shprehur admirimin e tij për arkitekturën dhe veprat e pikturës.

Gjatë qëndrimit kryeministri shqiptar u ndal edhe te trashëgimia artistike dhe shpirtërore e Vatopedit.

Sipas raportimit të medias greke kryeministri i vendit Edi Rama e kaloi natën në Manastirin e Madh të Vatopedit dhe u largua prej aty mëngjesin e së enjtes./ZËRI

Poll

MOS HUMB