Politikë

Po tani?! Bie skenari i opozitës për bllokimin e Kuvendit, të gjitha komisionet mbahen online

A ka ardhur koha që opozita të zbatojë skenarin B? Nëse PO a janë në një linjë të gjithë deputetët e grupit Berisha-Bardhi?

E.K
Po tani?! Bie skenari i opozitës për bllokimin e Kuvendit, të
Berisha ne mbledhjen e grupit te PD

TIRANË- Skenari i opozitës për të bllokuar jetën parlamentare duket se ka rënë, pasi të gjitha mbledhjet e komisioneve parlamentare janë kaluar online me një vendim të Konferencës së Kryetarëve. Pavarësisht akuzave se ky është një vendim i paligjshëm, edhe sot të tre komisionet që janë në axhendën e Kuvendit do të jenë online, pa praninë e deputetëve të opozitës.

Në Komisione është duke u diskutuar projektligji më i rëndësishëm, ai për Buxhetin 2024. Gjatë ditës së sotme, do të mbidhen online Komisioni për Ekonominë dhe Financat, për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin, si dhe Komisioni i Medias. E njëjta taktikë u ndoq dhe gjatë ditës së djeshme, ku 5 komisionet paralamentare u mbajtën online, duke ia pamundësuar opozitës bllokimin e tyre.

A ka ardhur koha që tashmë demokratët të zbatojnë skenarin B? Atë të futjes në një grevë urie brenda në sallën e Kuvendit, siç është përfolur disa herë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Vetë ai tha se deputetët janë të gatshëm që të nisin grevën e urisë, dhe numrat nuk janë një problem.

AXHENDA E KUVENDIT PËR SOT:

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

- Vendndodhja:ONLINE

- Ora: 09:30

1. Seancë dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për vitin 2024.

2. Seancë dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjise për vitin 2024.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

- Vendndodhja:Online

- Ora: 10:00

 · Shqyrtimi dhe votimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2024”

· Shqyrtimi dhe votimi në parim i projektligjeve: Projektligji “Për disa ndryshime në në Ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”; Projektligji “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”; Projektligji “Për disa shtesa në Ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. 

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

- Vendndodhja:Online

- Ora: 13:00

 Ora 13.00: Seancë dëgjimore me rektorët e Universiteteve publike të rretheve për diskutimin në parim të p.ligjit "Për Buxhetin e vitit 2024".

Ora 14.00: Seancë dëgjimore me rektorët e Universiteteve publike të Tiranës për diskutimin në parim të p.ligjit "Për Buxhetin e vitit 2024". 

Ora 16.00: Seancë dëgjimore me Akademinë e Shkencave për diskutimin në parim të projektligjit ”Për Buxhetin e Vitit 2024”.

Ora 17.00: Diskutimi dhe miratimi në parim i projektligjit "Për Buxhetin e vitit 2024".

Prej seancës së datës 19 Tetor, opozita ka radikalizuar aksionin e saj parlamentar, me pretendimin se do të rikthejnë parlamentarizmit, pas refuzimit që i ka bërë PS disa prej kërkesave të tyre, që është ngritja e komisioneve hetimore, si dhe zgjedhja e bashkëkryetarit të komisionit për Reformën Zgjedhore. Në seancën e datës 19 Tetor, opozita u ngujua në sallë për disa orë, ku mungonte energjia elektike, pasi fillimisht kishin zaptuar karriget e ministrave.

Ndërkohë që në seancën e datës 30 Tetor, pati dhe përplasje fizike mes palëve, ku Bledion Nallbati tentoi të godiste me grusht deputetin Vullnet Sinaj, çështja mes të cilëve është marrë nën hetim nga SPAK. Aksioni i opozitës në Kuvend, nisi vetëm 2 ditë përpara se Sali Berisha të merrej nën hetim nga SPAK për korrupsion, ndërkohë që u vu në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Mazhoranca nga ana e saj ka kaluar ligjet në Kuvend, mes tymit dhe tensioneve, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në asnjë prej seancave që janë zhvilluar.

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB