Politikë

Nesër protesta, Bardhi: Qytetarët do të vendosin, ne do jemi në krye

Bardhi u shpreh se protesta do të jetë paqësore.

f.t
Nesër protesta, Bardhi: Qytetarët do të vendosin, ne do jemi
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi ka deklaruar se protesta e ditës së nesërme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do jetë një protestë qytetare dhe jo për Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin “Open”, Bardhi u shpreh se protesta do të jetë paqësore, por theksoi se nëse qytetarët do vendosin të përballën, është detyra e tyre si organizatorë që të jenë në krye të çdo përballje.

Bardhi: Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar, por është një protestë e qytetarëve të cilët kanë mijëra arsye për të protestuar kundër Ramës. Do të jenë ata që do të vendosin çdo ndodhë dhe sa do të zgjasë protesta. Mos prisni të zbuloj sot skenarin sepse reagimi i qytetarëve nuk kontrollohet me skenarë. Ka një skenar por do të ndiqni gjithçka nesër. Pres nesër që çdo qytetar që ka mundësi të jetë në shesh, do jetë aty. Opozita është e bashkuar, protesta nuk ka lidhje me bashkimin. Javën që lamë pas kishte akt të bashkimit në një fron të përbashkët të opozitës.

Poll

MOS HUMB