TIRANË-Hyrja e kryeministrisë është izoluar disa orë para protestës që zhvillohet ditën e nesërme. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Në pamje duket se kanë nisur punimet për “fortifikimin” e Kryeministrisë, pikërisht aty ku do të nisë edhe protesta.

Më herët ZËRI njoftoi se Policia ka marrë të gjitha masat, për të pajisur me kamera sigurie Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në të gjitha institucionet më të rëndësishme, tashmë janë vënë kamera sigurie, në mënyrë që të identifikohen episode të dhunshme, në rast se do të ketë përgjatë protestës.
Mbi 1 mijë forca të policisë, mes tyre ata të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës do të jenë nesër në terren për mbarëvajtjen e protestës të thirrur nga Rithemelimi para kryeministrisë. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu do të jenë në dispozicion, autobotë me ujë në rast se do të ketë incidente./ZËRI