
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Tiranë Alastair King-Smith. Detajet nga takimi “kokë më kokë”, i ka bërë me dije selia diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
Sipas Ambasadës, fokusi i takimit ka qenë Reforma në Drejtësi. Po ashtu emigracioni i paligjshëm, lufta ndaj korrupsionit dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike kanë qenë tema diskutimi në takimin mes Ramës dhe King Smith.
“Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar. Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojne zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes”, thuhet në reagim./ZËRI