
Edi Rama dhe Rexhep Tajip Erdogan
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Ankarasë të martën ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Kreu i Qeverisë do të takohet me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë kësaj vizite, raportohet se pritet të nënshkruhen disa marrëveshje, por që përmbajtja e tyre ende nuk dhet. Në këtë vizitë zyrtare, Rama pritet të shoqërohet nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.
Ndërkohë ditën e nesërme Partia Demokratike dhe opozita do të protestojnë poshtë zyrës së Ramës në orën 17:30./ZËRI
Poll