Politikë

'Federata' e opozitës/ PD e Bashës lë ‘shtigje’ hapur: Nuk bashkohemi, por mund të bashkëpunojmë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se votat e PD do jepen vetëm në këmbim që përfitues të jenë edhe protestuesit e PD përgjatë 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020.

f.t
'Federata' e opozitës/ PD e Bashës lë
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Në seancën plenare të ditës së enjte pritet që të kalohet për votim amnistia penale, e cila kërkon 84 vota për t’u miratuar. Kreshnik Çollaku teksa komentoi Federatën e pjesshme të opozitës, pa grupin e Bashës, Shpëtim Idrizin e Dashamir Shehi tha se PD është e hapur për t’u bashkuar apo bashkëpunuar me çdo parti që bën opozitë me Ramën, por kanë disa vija ndarëse.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se votat e PD do jepen vetëm në këmbim që përfitues të jenë edhe protestuesit e PD përgjatë 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020. Mbështetja e pakushtëzuar ndaj SPAK, ruajtja e marrëdhënieve me aleatët si SHBA dhe figurat e pakorruptuara, janë tre parimet që PD nuk i shkel deklaroi Çollaku për ReportTv.

Kreshnik Çollaku: Historia e koalicioneve nuk është një histori e re në Shqipëri. Është në të drejtën e tyre të bashkohen, i përshëndes dhe u uroj suksese kolegëve që zgjedhin një rrugë alternative me tonën për të kontribuar. Ne jemi të hapur dhe të gatshëm për tu bashkuar me çdo front që bën opozitë me Ramën, por jemi të qartë në parimet. Qëndrime që i kemi bërë publike, marrëdhënie të pakushtëzuar me aleatët, SHBA, jemi në mbështetje të SPAK pa asnjë hezitim. Ne jemi të kujdesshëm të paraqesim figura që janë të painfektuara nga procese korruptive. Edhe nëse nuk bashkohemi, mund të koordinojmë punën. Dallimet janë pika të politikës parimore. Me synim për të bashkuar bazën, jemi në fazën përfundimtare të këtij procesi. Menjëherë do fillojmë dy procese, hapja e fushatës për 2025, do jenë prezantimi i programit të PD dhe shpallja e 140 kandidatëve që do përfaqësojnë PD si deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Ne kemi deklaruar dhe qëndrojmë deri në fund se ne do të kushtëzojmë votën me amnistinë të plotë të çdo protestuesi të PD në 12 vjet opozitë. Njerëzit janë penalizuar nga mazhoranca, janë vënë nën akuzë, janë nëpër gjyqe. Vota jonë do jetë e kushtëzuar në çlirimin e plotë të protestuesve të PD. Vota jonë do përdoret për të lehtësuar opozitarët. Nëse s’do çlirohen deri te demokrati i fundit vota ynë s’ka për të qenë.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar Bledi Çuçi tha se PS do të bashkëpunojnë me opozitën për të mbledhur 84 vota për Amnistinë Penale. Gjasat janë që 84 vota të bëhet me opozitën e Lulzim Bashës, pasi mazhoranca i pranoi propozimin e tyre për të amnistuar personat e arrestuar gjatë protestave të Partisë Demokratike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB