Politikë

Protesta e opozitës, Policia e bën ‘Big Brother’, instalohen kamera në Bulevard. Në gadishmëri dhe RENEA

Në terren pritet që të jenë të angazhuar 1100 efektivë policie, ndërsa në gadishmëri do të jetë dhe RENEA

E.K
Protesta e opozitës, Policia e bën ‘Big Brother’,
Protesta e opozites

TIRANË- Një ditë para protestës së opozitës, thirrur para kryeministrisë, Policia ka marrë të gjitha masat, për të pajisur me kamera sigurie Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. ZËRI ka siguruar pamje të mesditës së sotme, ku në të gjitha institucionet më të rëndësishme, janë vënë kamera sigurie, në mënyrë që të identifikohen episode të dhunshme, në rast se do të ketë përgjatë protestës.

Në terren gjatë ditës së nesërme pritet që të jenë 1100 efektivë policie, duke nisur nga FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës. Në gadishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, si dhe në disa pika të ndryshme të qendrës së Tiranës, do të jenë të instaluar autobote me ujë, të cilat do të bëjnë edhe shpërndarjen e protestuesve, në rast se do të ketë incidente.

Siç ka ndodhur në protestat e fundit, punonjësit e policisë do të formojnë një koordon sigurie, përpara kryeministrisë, ndërkohë që në terren do të jenë dhe agjentë civilë për të monitoruar protestën.

Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë. Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB