
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është përgjigur deklaratës së Monika Krymadhit në lidhje me nepotizmin në PL. Gjatë fjalës së tij ai i "shpjegoi" Kryemadhit se çfarë do të thotë nepotizëm, ndërsa nuk mungoi ngritja e zërit. Sipas Metës, partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar.
Ilir Mreta: Shikoj një moskuptim të qartë se çfarë është nepotizmi. Kjo më habit për njerëz që kanë përvojë politike. Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar. Që do të thotë që nuk duhen bërë partitë si instrumenta biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Metës dhe familje të tjera që e kemi këtë problem nepotizmi. Ka 100 anëtarë LRI, nuk mban mend kur i kanë vendosur emrat, thirri sot nuk gjen dot 20 veta. Ka më shumë këshilltarë bashkiakë LRI, i ka zgjedhur Ilir Meta. Kjo është pasojë e nepotizmit. Monika është një pro amerikane e paepur dhe e përshëndes, por dhe ne kemi pasur dhe kemi një bashkëpunimin me institutin amerikan dhe kemi një model shumë të qartë. Nepotizmi është ai që nuk na i bëri të mundur një shoqen tonë, që e bëmë ministre, që të ishte prezente në mbledhjen e kaluar të Komitetit Drejtues. Ajo ka qenë e rregullt dhe unë nuk ia kërkova të vinte. Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon, kam një lutje dua të jesh nesër prezente. Nuk dua angazhim nga ju, se kishte një tentativë për të sabotuar korumin. Nepotizmi e bëri atë që bëri atë kur të më dalë përpara të më skuqet. Si i thanë, s’të bëri Ilir Meta, të bëra unë, prandaj nuk erdhi. A mundet një njeri që nuk i kishte shkuar mendja të bëhej ministre të mos vinte. Nepotizmi ka përzërnë gjysmën e atyre që votuan në 2017-ten. Ai nuk ishte vendim ishte krim, djegia e mandateve./ZËRI