
TIRANË-Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie pranoi se është një ndër 'tradhëtarët' e akuzuar nga Ilir Meta. Kryemadhi u shpreh se nuk është e pagabueshme dhe se nuk është zgjidhjr përjashtimi.
Kryemadhi: Servilizimi dhe jesmenet i mbyllin jetën asaj. Tradhtarët në krye të PL, ku nga këto një prej tyre jam unë, ju ka mbyllur derën pjesës më të madhe tuajën. Aq më shumë shumë djem dhe vajza të reja të cilët nuk kanë pasur mundësinë që nga largimi i Petrit Vasilit nga drejtimi, dyert e PL kanë qenë të mbtyllura. Mendoj se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Nuk jam e pagabueshme.
Prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete. E gjitha pritet të vendoset në konventën e 27 prillit.
/ZËRI