Politikë

Meta përmendi nepotizmin, Kryemadhi: Të japë shpjegim, PL nuk ka nevojë për 'prerje kokash'

Sipas deputetes nepotizmi është për të larguar njerëz që në fund kanë bërë punën e tyre.

f.t
Meta përmendi nepotizmin, Kryemadhi: Të japë shpjegim, PL nuk ka
Monika Kryemadhi

TIRANË-Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie. Në fjalën e saj Kryemadhi kërkoi shpjegim për fjalën 'nepotizmi', të cilën kreu i Partisë së Lirisë e ka përmendur ditët e fundit. Sipas deputetes nepotizmi është për të larguar njerëz që në fund kanë bërë punën e tyre.

Kryemadhi: Prej dy javësh dëgjojmë vetëm vetëm nepotizmin, por do të doja të dija çfarë do të thotë përdorimi i saj në parti. Nëse nuk ekziston ajo fjalë do iu thoja personave që e kanë thënë të më jepnin shpjegim. Në një parti politike është bashkimi vullnetar. Nepotizmi është për të larguar njerëz që në fund kanë bërë punën e tyre. Partia e Lirisë nuk ka nevojë për prerje kokash. Unë nuk besoj te lideri po te institucioni. A do ta propozojë Ilir Meta, Silva Cakën?

/ZËRI

Poll

MOS HUMB