
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mbërritur pak minuta më parë në Hotel Tirana, ku pritet të nisë punimet Komiteti Drejtues i PL, nën drejtimin e kryetarit Ilir Meta. Kryemadhi, e cila së fundmi është përfshirë në një debat të ashpër me Metën, ka pasur dhe një mesazh për këtë të fundit. Deputetja e PL-së u pa e veshur me një fanellë, e cila kishte të shkruar “Ja ku jam”. Meta ka paralajmëruar ndryshime rrënjësore në funksionimin e partisë.
Prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete. E gjitha pritet të vendoset në konventën e 27 prillit./ZËRI