
TIRANË- Një grup vendesh anëtare të BE-së, të udhëhequr nga Çekia dhe Danimarka, po përgatisin një letër drejtuar Komisionit Evropian duke i kërkuar që të transferojë emigrantët që përpiqen të futen në BE përmes vendeve të treta. Por kjo procedurë ka të ngjarë të jetë vështirë për t'u zbatuar sipas ligjit aktual të BE-së për emigracionin. Sipas letrës së siguruar nga gazetat çeke, nënshkruesit flasin për vendet anëtare të BE-së që lidhin marrëveshje me ato jo-anëtare. Po sipas tyre, ka rrezik që të gjitha vendet e unionit të ndjekin modelin e krijuar mes Italisë dhe Shqipërisë.
Sipas planit, emigrantët që shkojnë në Evropë pa dokumentet e nevojshme nuk do të mbërrijnë dot as në brigjet e BE-së Letra u iniciua nga Danimarka dhe Çekia dhe u mbështet nga disa vende të BE-së. Një qasje e tillë mbështetet nga shumica e shteteve anëtare, përfshirë Holandën, shtetet baltike dhe Italinë. Italia ishte vendi i parë i BE-së që nënshkroi një marrëveshje dypalëshe me një vend të tretë – Shqipërinë – për eksternalizimin e procedurave të azilantëve.
“Outsourcing ose ndryshe zhvendosja e kërkesave për azil ka një funksion të trefishtë: të luftojë në mënyrë më efektive organizatat kriminale që merren me trafikimin e qenieve njerëzore e po ashtu do përdoret si një mjet për lehtësimin e presionit migrator në vendet e hyrjes si Italia, Greqia, Spanja, Qiproja ose Malta,”- tha për Euractiv Italy, nënsekretari i shtetit në Ministrinë e Brendshme të Italisë, deputeti i Lega, Nicola Molteni (ID).
Hungaria gjithashtu favorizon eksternalizimin, por ende nuk e ka nënshkruar letrën. Një diplomat i tha "Euractiv Czechia", Hungaria është "toksike" dhe mund të dëmtojë rëndësinë e shkresës.
Por partneritetet me vendet jo anëtare të BE-së mbështeten edhe nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Megjithatë, disa dyshojnë në eksternalizimin, siç janë liberalët francezë.
Kritika nga OJQ-të
Transferimi i procedurave të emigracionit – përfshirë marrëveshjen italo-shqiptare – kritikohet veçanërisht nga organizatat e të drejtave të njeriut.
“Është koha që institucionet evropiane të pranojnë se marrëveshja Itali-Shqipëri do të krijonte një sistem të paligjshëm dhe të dëmshëm, i cili duhet të ndalet. Në vend që të shtojnë vuajtjet e njerëzve, autoritetet duhet të sigurojnë akses në një procedurë efektive azili, pritje adekuate dhe rrugë të sigurta e të rregullta,”-theksoi organizata Amnesty International në shkurt në fillim të këtij viti.
Sipas ekspertit të migracionit, Vít Novotný, propozimi për të transferuar përpunimin e kërkesave për azil në një vend tjetër ka të ngjarë të jetë sfidues për t'u zbatuar sepse rregullat e BE-së. Por edhe gjetja e vendeve të përshtatshme partnere është thelbësore.
“Tani që edhe Gjermania po e mendon një zgjidhje të ngjashme, gjë që ishte e paimagjinueshme vetëm një apo dy vjet më parë, mund të ketë edhe vende të tjera. Nuk kam fakte, por jam vetëm duke spekuluar,”- shtoi Novotný.
Novotný kujtoi gjithashtu përpjekjet e BE-së në vitin 2018, kur presidenti i atëhershëm i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se BE-ja u përpoq të binte dakord me Egjiptin për të rikthyer njerëzit e shpëtuar në det.
“Dhe (Presidenti) al-Sisi tha me shumë vendosmëri se nuk kishte asnjë shans. Tani, po bëhet pak më shumë në mënyrë diplomatike, që është ndoshta një mënyrë më e mirë për të pasur sukses,”- e mbylli Novotný./ZËRI