
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të martën ministrat e kabinetit qeveritar dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste në një mbledhje të jashtëzakonshme, e cila pritet të transmetohet Live në media. TCH raporton se kreu i qeverisë ka kërkuar që në mbledhje të mos mungojë asnjë deputet apo ministër.
Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i takimit të Ramës me ministrat dhe deputetët. Por raportohet se diskutimet do të lidhen me aktualitetitn politik në vend. Ditët e fundit Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mësyrë në disa institucione të rëndësishme në vend, duke çuar pas hekurave drejtues të lartë të administratës publike. Zyra e Kryeministrit nuk ka pranuar të komentojë për detajet e takimit./ZËRI