Politikë

Kreditë e këqija ende pa zgjidhje! Malaj ia kalon 'topin' Gent Sejkos: Kompetencë e BSH-së! Duhen monitoruar

Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, Petrit Malaj tha se është kompetencë e Bankës së Shqipërisë për të monitoruar këto institucione jo-banka.

k.m.
Kreditë e këqija ende pa zgjidhje! Malaj ia kalon 'topin'
Petrit Malaj

TIRANË- Çështja e kredive të këqija që rëndon mbi shpinën e qindra mijëra qytetarëve ende nuk e ka një zgjidhje. Në deklaratën e parë për shtyp në krye të detyrës së re, ministri i Financave Petrit Malaj u pyet edhe lidhur me çështjen e skandalit. Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, Petrit Malaj tha se është kompetencë e Bankës së Shqipërisë për të monitoruar këto institucione jo-banka. Por po ashtu shtoi se për këtë çështje tha se ka nisur bashkëpunimi mes Ministrisë se Financave dhe Bankës së Shqipërisë për të kryer ndryshimet e nevojshme ligjore.

Pyetje: Një skandal u publikua nga mikrokreditë, BSH ka thënë që Ministria duhet të dalë me një projektligj për të mbrojtur konsumatorët, a do të ketë diçka lidhur me këtë për të mbrojtur qytetarët?

Petrit Malaj: Kjo është një çështje që Ministria e Financave është e angazhuar. Por duhet të kuptoni që institucionet financiare jo banka monitorohen dhe duhet të monitorohen nga Banka e Shqipërisë. Ne jemi në komunikim me Bankën e Shqipërisë për të parë se çfarë ndryshimesh ligjore janë të nevojshme nga krahu i Ministrisë së Financave, të cilat duhet ti adresojmë. Por nga ana tjetër vetë Banka e Shqipërisë duhet të bëjnë ndryshime rregulloratore që të përmirësojë monitorimin dhe kontrollin e aktivitetit të institucioneve financiare jo-banka.

Prej muajsh tashmë, ZËRI ka denoncuar, denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve kredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija, përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCA. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Ky skandal, deri më tani ka marrë 2 jetë njerëzisht. Njëri ishte Pal Trashaj, i cili u vetëflijua para ambienteve të SPAK, ndërsa nga një godinë në ndërtim u hodh Olsi Ibro, i cili ishte një nga pronarët e MCA./ZËRI

Poll

MOS HUMB