Aktualitet

Muça-Bedinaj u përplasën për tokën, Rama gjen zgjidhjen: As njëri as tjetri, zonën do ta shpronësojmë, e bëjmë ullishte

Sipas tij në zonë do të ndërhoet një park ku do të mbillen dhe do të ruhen variatetet autoktone shqiptare, ku do të ekspozohen tërë vajërat e ullirit që prodhohen në Shqipëri.

F.I
Muça-Bedinaj u përplasën për tokën, Rama gjen
Vasil Bedianj, Edi Rama dhe Luan Muça

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Radhimë, ku biznesmeni Vasil Bedinajt dhe Luan Muça u përplasën për një tokë në Palasë. Në konfliktin e bujshëm u përfshinë rreth 15 persona të armatosur nga të dyja palët, ku u raportua për kërcënime, shkëmbim zjarri dhe dyshime për të plagosur. 

Teksa të dy biznesmenët u përballën për tokën në Palasë, ku si Bedinaj dhe Muça pretendojnë pronësinë, kreu i qeverisë duket se ka gjetur zgjidhjen. Rama në reagimin e tij duke deklaruar se konflikti ishte banal dhe brutal, thekson se qeveria do ka vendosur ta shpronësojë zonën në Palasë. 

Teksa biznesmeni Bedinaj ka gati projektin për Regina Palasë dhe Muça i Delta Group projektin e tij të ndërtimit, Rama shprehet se toka do të kthehet në një aset publik e turistik për të gjithë me pemë ulliri. Kreu i qeverisë na ndarë planin e qeverisë në tokën që u kthye 'mollë sherri'. Sipas tij në zonë do të ndërhoet një park ku do të mbillen dhe do të ruhen variatetet autoktone shqiptare, ku do të ekspozohen tërë vajërat e ullirit që prodhohen në Shqipëri.

Edi Rama: Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet t’i japim fund kësaj historie, por edhe t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike. Ata duhet të kuptojnë që nuk duhet ta cënojnë me qasjet dhe sjelljet e tyre lënduese atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, që shkon shumë përtej transformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vetë, nga investitorët te kamarierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar. Prandaj banalitetet dhe brutaliteti i çdo lloj natyre duhet të marrin përgjigjet që kërkon rëndësia shoqërore e një misioni të tillë kombëtar dhe autorët e veprimeve lënduese të çdo niveli. 

Ne kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme. Dhe sipas ligjit, ta kthejmë në një aset publik e turistik për të gjithë

Një oaz natyror për pemën e bekuar të ullirit. Një park i gjallë, ku do të mbillen dhe do të ruhen variatetet autoktone shqiptare dhe ato më përfaqësuese të Mesdheut dhe do të ekspozohen tërë vajërat e ullirit që prodhohen në Shqipëri. Një adresë e re informimi, një hapësirë e re e dijes, e turizmit të eksperiencës, një tokë që i ndau me dhunë 2 investitorë fqinjë, duke pështirosur gjithë Shqipërinë, do kthehet në një hapësirë që i bashkon të gjithë, në një territor paqeje nën hijen dhe bekimin e pemës së paqes, pemës së bekuar të ullirit.

 

Çfarë ndodhi në Radhimë?

ZËRI ekskluzivisht raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur me në krye Luan Muçën e Delta Group u përplasën me biznesmenin Vasil Bedinaj dhe me ushtarët e tij. Pas këtij momenti Bedinaj denoncon se i vendosën një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kërcënuan që brenda 48 orësh të largohej nga Shqipëria. Përplasja nuk u mbyll në hotel. Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt ndoqën njëri-tjetrin.

Gjatë ndjekjes ka patur shkëmbim zjarri nga të dyja palët. Në Range Rover-in ku udhëtonte shtetasi nga Kosova, Blerim Heta, u gjetën dy plumba. Një Range Rover tjetër u aksidentua gjatë ndjekjes, ku udhëtonte Luan Muça me Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë. Një audi a8, në pronësi të shtetasit Renato Kodra, me targë AB 295 YB, u gjet i djegur në Radhimë. Brenda Audit janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku, çka konfirmon se përveç Luan Muçës dhe Madrid Lleshajt, të cilët u dëmtuan gjatë aksidentit ka patur edhe person tjetër të plagosur.

Poll

MOS HUMB