Aktualitet

Atentati në Mirditë/ "Skoda" e autorëve u mor me qira në Kosovë, zbulohet detaji i targave...(FOTO)

Bëhet fjalë për të njëjtin automjet që u gjet nga policia rreth 20 minuta pas vrasjes në fshatin Monaz, i shkrumbuar nga flakët. 

zh.ll
Atentati në Mirditë/ "Skoda" e autorëve u mor me qira
foto ilustrim: viktor bardhi-makina e dyshuar e perdorur nga autoret

MIRDITË- Automjeti tip “Skoda” dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor Bardhi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 3 shtatorit në fshatin Ndërfushas në Mirditë. Bëhet fjalë për të njëjtin automjet që u gjet nga policia rreth 20 minuta pas vrasjes në fshatin Monaz, i shkrumbuar nga flakët. 

Atentati në Mirditë/ "Skoda" e autorëve u mor me qira
Automjeti tip “Skoda”

Sipas Infonews, automjeti, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes, është marrë me qira në Kosovë, ndërsa gjatë verifikimeve është konstatuar se targat e tij ishin të manipuluara. Po sipas burimeve, targat origjinale të automjetit dyshohet se janë zëvendësuar me targa të një automjeti tjetër, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura.

Sakaq, për këtë pistë, pritet që autoritetet shqiptare të bashkëpunojnë me ato kosovare, me qëllimi identfikimim e personave që kanë marrë me qira automjetin, si dhe nëse ata kanë ndonjë lidhje me ngjarjen.

65-vjeçari Viktor Bardhi u gjet i vrarë brenda automjetit të tij. Autorët i zunë pritë teksa 65-vjeçari ishte nisur për në punë. Makina 'Mercedes Benz' e Bardhit u bë shoshë nga plumbat dhe u gjet e përplasur me një bordurë. Ndërkohë mjeti i autorëve u gjet i djegur afro 10 km larg vendngjarjes. Pas ngjarjes autorët u larguan me një automjet, të cilin e dogjën.

Hetimet për zbardhjen e atentatit vijojnë por zona ku u krye vrasja është pa kamera sigurie dhe deri tani ka qenë e pa mundur të zbardhen rrethanat dhe autorët. Lidhur me vrasjen e Viktor Bardhi janë shoqëruar në Polici dhe marrë në pyetje nga grupi hetimor rreth 10 persona, mes tyre edhe anëtarë të fisit Reçi, pasi po hetohet pista e hakmarrjes. Ngjarja dyshohet se ka si motiv përplasje me fisin Reçi, ku saga e hakmarrjes ndër vite ka shkaktuar disa viktima./ZËRI

Poll

MOS HUMB