Politikë

13 mln euro duhet t'i kthehen profesioneve të lira, ministri Malaj: Presim mendim nga Kushtetuesja

Ndërkohë që ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me paratë e mbledhura prej atyre që kishin paguar tatimin 15% për profesionet e lira, Malaj raporton se do të kërkojë mendim nga Kushtetuesja. 

k.m.
13 mln euro duhet t'i kthehen profesioneve të lira, ministri Malaj:
Petrit Malaj

TIRANË- Shumë shpejt e pret një interpelancë në parlament për çështjen e tatimit të profesioneve të lira, por ministri i ri i Financave, Petrit Malaj ka vendosur që të kërkojë paraprakisht mendim nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë që ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me paratë e mbledhura prej atyre që kishin paguar tatimin 15% për profesionet e lira, Malaj raporton se do të kërkojë mendim nga Kushtetuesja. 

Në një deklaratë për mediat, Malaj u shpreh se kjo ishte një nga çështjet me të cilat ishte njohur sapo kishte marrë detyrën e re, ndaj edhe kishte kërkuar mendim nga GJK, në mënyrë që më pas të dilnin në një vendim si Ministri. 

“Është një çështje që e kam ndjekur dhe në krahun tjetër dhe një nga çështjet që jam marrë me të marrë detyrën. Gjykata Kushtetuese nuk shprehet çfarë do të ndodhë nga momenti kur ka hyrë ky ligj në fuqi dhe deri në momentin kur është shfuqizuar duke qenë se ka prodhuar detyrime financiare. Ne si ministri e Financave jemi duke përgatitur një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkojmë mendim se çfarë duhet të ndodhë me fondet që kemi mbledhur. Derisa të kemi marrë këtë hap nuk mund të marrim asnjë vendim,"-tha ai ndër të tjera në fjalën e tij. 

Për të njëjtën çështje, në Kuvend, Malajn e pret interpelanca e parë me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Taksa u rrëzua si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në fund të korrikut. Që nga marrja e vendimit, Tabaku kërkon kthimin pas të parave, pothuajse 13 milionë euro të mbledhura të mbledhura nga 10 mijë profesionistë. Gjithashtu ajo ka bërë me dije se grupi parlamentar i PD po përgatit edhe dy nisma ligjore për të siguruar që, nëse qeveria nuk ndërmerr rimbursimin e shtresës së mesme dhe profesionistëve të lirë, do të kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre përmes një propozimi ligjor./ZËRI

Poll

MOS HUMB