Politikë

Nis "Prania Besnike", Rama: Çdo të premte deputetët përballë qytetarëve, askush s’do të mbetet pa përgjigje

Rama thekson se takimet do të zhvillohen pa kamera dhe pa nevojën e një tesere partie, ndërsa çdo rast do të adresohet zyrtarisht pranë institucioneve përkatëse për të siguruar një përgjigje.

M.K.
Nis "Prania Besnike", Rama: Çdo të premte deputetët
Edi Rama

TIRANË- Përmes një postimi në rrjetet sociale  kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar nisjen e nismës "Prania Besnike", e cila do të zhvillohet çdo të premte në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë.

Sipas tij, këto takime do të organizohen në çdo njësi administrative dhe në zonat urbane të qyteteve më të mëdha, me synimin për të dëgjuar individualisht shqetësimet, ankesat dhe kërkesat e qytetarëve. Rama thekson se takimet do të zhvillohen pa kamera dhe pa nevojën e një tesere partie, ndërsa çdo rast do të adresohet zyrtarisht pranë institucioneve përkatëse për të siguruar një përgjigje.

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

SOT NË 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë PRANIA BESNIKE e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe të njëjtin vend, GJITHNJË TË PREMTEN NË ORËN 17.00. Çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj.

PRANIA BESNIKE është vend neutral. Hyhet PA KAMERA dhe PA TESËR PARTIE. NUK ËSHTË MBLEDHJE PO DËGJESË INDIVIDUALE e hallit, ankesës, kërkesës. MBAN SHËNIM, adreson institucionet zyrzarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari merr përgjigje.

Nuk premton zgjidhje, po zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon. PRANIA BESNIKE të dëgjon dhe BESA të thotë më kontrollo.

Takimet janë zhvilluar në kuadër të “Pranisë Besnike”, nismë e kërkuar nga kryeministri Edi Rama, me synim praninë e deputetëve pranë qytetarëve dhe evidentimin nga afër të problematikave në komunitet. "Prania Besnike" u njoftua nga vetë kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, duke deklaruar se kjo nismë do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës dhe do të bëhet gjithmonë për sa kohë ai do të jetë kryetar i Partisë Socialiste./ZËRI

Poll

MOS HUMB